5.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeAnketë e IRI-it / Rritje e shqetësimit ekonomik dhe ulje e shpresës...

Anketë e IRI-it / Rritje e shqetësimit ekonomik dhe ulje e shpresës për inkuadrim në BE

Derisa 80 për qind e qytetarëve mbështesin vendin për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, vetëm 28 për qind besojnë se kjo do të ndodhë në pesë vitet e ardhshme, tregon anketa e fundit për Maqedoninë e Veriut e realizuar në nivel në nacional nga Qendra për anketa hulumtuese në Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI).

Për 19 përqind të të anketuarve, problemi më i rëndësishëm me të cilin përballet shteti aktualisht është papunësia, pas së cilës vijojnë situata ekonomike 14 për qind dhe standardi i ulët i jetesës – për 10 për qind të të anketuarve. Vetëm tre përqind e të anketuarve thanë se problemi më i madh me të cilin përballet shteti për momentin është integrimi në BE.

Në pyetjen në cilin drejtim në përgjithësi lëviz vendi 47 për qind janë përgjigjur në drejtim të gabuar , 33 për qind kanë qenë neutral, ndërsa 23 për qind kanë thënë se shteti lëviz në drejtimin e duhur.

Shumica e të anketuarve – 44 përqind besojnë se ekonoMEDIAL do të mbetet e njëjtë për dy vitet e ardhshme, ndërsa 24 besojnë se do të përmirësohet, në krahasim me 22 të cilët janë pesimistë dhe besojnë se do të përkeqësohet.

Të pyetur se si do ta vlerësonin situatën aktuale financiare të familjes së tyre – 51 për qind thanë “disi të mirë”, kundrejt 32 për qind që u përgjigjën “disi e keqe”. Sidoqoftë, 11 për qind e të anketuarve thanë se kishin një situatë ekonomike “shumë të dobët” në familje, ndërsa vetëm 5 përqind “shumë të mirë”.

Në të njëjtën kohë, 58 për qind e të anketuarve thanë se gjendja ekonomike e familjes së tyre mbeti e pandryshuar në krahasim me një vit më parë, ndërsa 22 për qind thanë se ishte shumë ose paksa e përmirësuar, në krahasim me 19 për qind që thanë se ishte disi ose shumë më e keqe.

Në prag të zgjedhjeve parlamentare më 12 prill rreth tre e katërta e qytetarëve “shumë” ose “deri diku” do të votojnë.

Shumica e të anketuarve – 36 për qind thanë që asnjë parti politike nuk është e pajisur më së miri për të arritur rritjen ekonomike, ndërsa sipas 18 për qind – LSDM-në, dhe 17 për qind – VMRO-DPMNE, e ndjekur nga BDI me gjashtë për qind dhe Besa dhe Aleanca për. Shqiptarët me nga tre për qind.

Gjysma e qytetarëve thanë që asnjë parti nuk është më e gatshme të trajtojë korrupsionin dhe ndotjen e mjedisit. LSDM është më e përgatitur për këto çështje sips 12 për qind, e ndjekur nga VMRO-DPMNE me 10 dhe 9 për qind. Përsëri BDI është përgatitur më së miri për 6 për qind, ndërsa Besa dhe Aleanca për Shqiptarët për 3 për qind.

Në pyetjen se për cilën parti do të votonin javën e ardhshme, 17 për qind e votuesve u identifikuan LSDM-në dhe 16 për qind VMRO-DPMNE. Për BDI janë përgjigjur se do të votojnë shtatë për qind, e ndjekur nga Aleanca për Shqiptarët – pesë për qind dhe BESA – katër për qind.

Hulumtimi është kryer në emër të Qendrës IRI për anketa hulumtuese nga Brima, firmë për hulumtim të tregut, nga 30 janari deri më 10 shkurt të vitit 2020. Anketa përbëhej nga 1,222 të anketuar të moshës prej 18 vjeç e lart, me një diferencë gabimi prej 2.8 për qind në nivelin e 95 për qind të besimit. Është realizuar me mbështetje të Fondit nacional për demokraci. .

MEDIAL.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments