9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeAnketa e NDI / Ja kush janë liderët me mbështetjen më të...

Anketa e NDI / Ja kush janë liderët me mbështetjen më të madhe në vend!

Zoran Zaev dhe Ziadin Sela janë liderët me mbështetje më të madhe nga qytetarët në vend.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka rejting më të madh tek qytetarët maqedonas, ndërsa në kampin shqiptar Ziadin Sela më i popullarizuar se Ali Ahmeti, tregon anketa më e re e realizuar nga NDI e realizuar në periudhën nga 26 shkurt deri më 5 mars me 1.200 të anketuar.

Sipas të dhënave që ka siguruat Frontline.mk, Zoran Zaev është i pëqyer nga 44 përqind e të ankrtuarve (19% janë përgjigjur me i pëlqyer, ndërsa 25% pjesërisht i pëqyer) thotë anketa.
Dukshëm më pak qytetarë, apo vetëm 25% janë shprehur për Hristijan Mickoskin (10% janë përgjigjur me i pëlqyer dhe 15% pjesërisht i pëlqyer).

Në bllokun politik shqiptar interesante janë të dhënat që flasin se Ali Ahmeti nuk është më lideri më i pëlqyer. Kreu i BDI-së ka rrezultuar i pëlqyer vetëm nga 16% e të anketuarve, ndërsa oponenti i tij kryesor Ziadin Sela është i pëlqyeshëm tek 17% e të anketuarve, njofton Frontline.mk.

Ndryshe zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill u shtynë për shkak të korona virusit ndërsa partitë i kanë anuluar aktivotetet e tyre parazgjedhore

linku https://fol.mk/anketa-e-ndi-ja-kush-jane-lideret-me-mbeshtetjen-me-te-madhe-ne-vend/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments