8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAngellovska dhe ambasadorja e SHBA-së Bërns kanë biseduar onlajn për situatën ekonomike...

Angellovska dhe ambasadorja e SHBA-së Bërns kanë biseduar onlajn për situatën ekonomike në vend në kushte të krizës së Kovid-19

Ministrja e Financave Nina Angellovska ka realizuar takim onlajn me ambasadoren e SHBA-së në vend Kejt Bërnz në të cilën kanë biseduar për ngjarjet aktuale në ekonomi dhe ballafaqimin me pasojat nga Kovid-19, si dhe për nismat e ardhshme të SHBA-së për të ndihmuar dhe mbështetur sektorin privat dhe përforcimin e shoqërisë civile.

Në takim, siç kumtoi Ministria e Financave, Angellovska ka informuar edhe për gjendjen aktuale të ekonomisë dhe ballafaqimin me krizën e Kovid-19. Ajo ka potencuar se vendi do t’i realizojë të dy grupet e masave antikrizë për të cilat ka interes të madh, si dhe se në përgatitje është një grup i ri i masave, të cilat do të disejnohen në drejtim të mbështetjes së ekonomisë në periudhën e rikuperimit.

Nga të dy anët është afirmuar miqësia afatgjate mes të dy vendeve dhe mbështetjen që SHBA-ja ia jep vendit në të gjitha sferat e zhvillimit të saj. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments