22.4 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeAngell Karapetrov mbajtëm premtimin për pusin, Bilall Kasami dhe Besar Durmishi...

Angell Karapetrov mbajtëm premtimin për pusin, Bilall Kasami dhe Besar Durmishi përurojnë me deputetët e VMRO-DPMNE-së

Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka “harruar” Besën me të cilën i kërkoi votat në zgjedhjet e fundit lokale dhe Besën të cilën ua dha shqiptarëve duke u thënë se do të rregullojë të gjithë problemet me të cilat përballet Tetova dhe fshatrat përreth.

Këtë e “dëshmoi” sot, vet kreu i Tetovës, Bilall Kasami, duke u fotografuar me deputet e figura të larta qëndrore e lokale të VMRO-DPMNE-së, në përuurimin e një projekti që është bërë në një zonë të banuar me maqedonas.

Kasami në këtë rast është parë i afërt me deputeten e VMRO-DPMNE-së nga Gostivari, Dafina Stojanovska dhe figura tjera të larta.top24

Përveç figurave të larta partiake, Kasami ka qenë i shoqëruar nga Kryetari i Këshillit, Besar Durmishi dhe këshilltari i VMRO-DPMNE-së, Angel Karapetrov.

Këshilltari i VMRO DPMNE në Tetovë Angel Karapetrov  përmes një postimi ka shkruar se edhe një premtim i dhënë është plotësuar për banorët e fshatit Falisht dhe Siriqinës.

Kujtojmë, Kasami ishte ai që banorëve shqiptarë të Tetovës u premtoi ndërtimin e qendrës së qytetit, qytet të pastër e pa mbeturina, Tetovë pa kaos dhe me hapsira të reja parkuese, por asnjërën prej këtyre për këto vite sa është duke qeverisur nuk ka arritur ta realizojë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments