2.9 C
Tetovo
E enjte, 23 Janar, 2025
BallinaLajmeAndonov-Kërkohet largimi i Mickoskit si lider i VMRO-DPMNE-së. Është konsumuar politikisht

Andonov-Kërkohet largimi i Mickoskit si lider i VMRO-DPMNE-së. Është konsumuar politikisht

Hristijan Mickoski është shpenzuar politikisht dhe duhet të largohet nga pozita e liderit në VMRO-DPME, deklaroi anëtari i partisë dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme Oliver Andonov, i cili sot në konferencë për shtyp para selisë së partisë e paralajmëroi fillimin e punës së Fraksionit për demokratizim dhe riorganizim, gjegjësisht rivitalizimin e VMRO-DPMNE-së.

“Konferenca e sotme për shtyp është me temë të vetme – thirrje publike dhe të hapur për Mickoskin që të japë dorëheqje nga pozita e tij kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe ta hapë në këtë mënyrë rrugën që të bëhen ndryshime të nevojshme demokratike në VMRO-DPMNE dhe partia e cila në fillimet e krijimit të saj në vitet e 90-ta ishte simbol i demokracisë maqedonase, sërish të kthehet në piedestal si një parti normale demokratike, e jo si simbol i dekadencës politike”, tha Andonov.

Qëllimi kryesor politik i fraksionit, përveç dorëheqjes së Mickoskit, i cili, siç tha ai, është i shpenzuar politikisht, është edhe një thirrje për anëtarësinë që të organizojë zgjedhje për kryetar të ri të partisë.

Sipas Andonovit, fraksioni mbështetet nga veteranë, themelues të VMRO-DPMNE-së, anëtarë të thjeshtë, ish-funksionarë të partisë, por edhe nga njerëzit në kryesinë aktuale.

“Kur them i shpenzuar, është shpenzuar politikisht, sepse nëse kthehemi pesë vjet më parë, më thoni një gjë që e ka bërë Mickoski, diçka me të cilën VMRO-DPMNE mund të krenohet, se ka marrë pjesë në ndonjë proces ose ka mbrojtur ndonjë interes kombëtar në Maqedoni. . Njësoj mendojmë edhe unë dhe njerëzit që jemi këtu, ndoshta edhe shumë të tjerë që janë brenda partisë, por për shkak se nuk duan që Mickoski t’u futet në qafë, gjegjësisht t’i maltretojë, nuk dolën sot me ne, mbetën të fshehur” tha Andonov.

Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për strukturë paralele, por se do të veprojnë brenda partisë si fraksion.

“Po e përmend, nuk bëhet fjalë për strukturë paralele në VMRO-DPMNE, nuk bëhet fjalë për parti të re politike, nuk bëhet fjalë për strukturë të re politike në kuptimin e paralelizmit, por për anëtarë të VMRO-DPMNE-së, të cilët vazhdojnë të ftoj anëtarët e tjerë të partisë që të veprojnë si fraksion politik brenda partisë me një qëllim të vetëm – demokratizimin dhe rivitalizimin e partisë, hapi i parë i të cilit është dorëheqja e Mickoskit”, theksoi Andonov.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments