12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeAmbasadorja e SHBA-së në Shkup Kate Byrnes: Veprat penale në lidhje me...

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup Kate Byrnes: Veprat penale në lidhje me mjedisin jetësor mbesin nën hije

Debati për realizimin e mbrojtjes gjyqësore dhe juridike për mjedisin jetësor vjen në moment të vërtetë nëse jo edhe në moment kritik. Përderisa shpesh dëgjojmë për pastrim parash dhe mashtrim gjatë furnizimeve publike, veprat penale në lidhje me mjedisin jetësor në mënyra të ndryshme mbeten nën hije, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut. Veprat kriminale si prerja ilegale ose ndotja e ajrit përfaqësojnë kërcënim serioz për mirëqenien tuaj dhe për mjedisin jetësor të vendit tuaj të bukur. Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për zjarre pyjore në Strumicë ose uragani Ida në New York, ne sot dëshmojmë për ndikim nga aktivitetet tona ndaj klimës dhe mjedisit jetësor”

Këtë e theksoi ambasadorja e SHBA-së në vend, Kate M. Byrnes në hapjen e debatit njëditor në Shkollën e Ohrit për të Drejtën Natyrore, e quajtur “Baza e reformës në sistemin juridik në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe drejtësisë ekologjike”, që u mbajt dje në format virtual.

“Për fat të mirë, ekzistojnë aktivitete të cilat mund t’i ndërmarrim. Ju bëj thirrje që të përgjigjeni duke e shfrytëzuar kreativitetin tuaj duke i hulumtuar ligjet e nevojshme për ndjekjen e veprave penale nga sfera e mjedisit jetësor. Por, përgatitja e ligjeve dhe reformave nuk është e mjaftueshme. Ligjet duhet të zbatohen. Hetimet duhet të ngriten, ndërsa gjykimet duhet të përfundojnë para se gjykatësi i porotës të pensionohet ose të vjetërsohet lënda. Shkelësit duhet të përgjigjen pa marrë parasysh përkatësinë politike ose madhësinë e biznesit. Vendimet ligjore duhet të vlejnë për këdo, ndërsa të gjithë qytetarët dhe bizneset të jenë të barabartë para ligjit”, tha ambasadorja amerikane.

Të gjithë, pa marrë parasysh nëse jetojmë në Shkup ose Ohër, shtoi ajo, kemi të drejtë të thithim ajër të pastër dhe të shëndoshë, ndërsa ligji duhet ta mbështesë atë të drejtë.

“Duke punuar bashkë, jam e bindur se Maqedonia e Veriut do ta vazhdojë rrëfimin e saj reformues për rritjen e transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe dhënien fund të mosndëshkimit, duke i mbrojtur qytetarët e tyre dhe mjedisin jetësor”, porositi ambasadorja Bërnz dhe ju bëri thirrje studentëve dhe gjykatësve, prokurorëve, avokatëve të ardhshëm që të ndihmojnë me punën e tyre në avancimin e sundimit të drejtësisë duke filluar që sot, duke kërkuar përgjegjësi nga pushteti dhe institucionet.

Në ngjarjen, që u ishte dedikuar studentëve të drejtësisë, ekspertëve dhe përfaqësuesve të sektorit qytetar, Bërnz paralajmëroi se SHBA-ja do ta vazhdojë mbështetjen për vendin sa i përket mbrojtjes së mjedisit jetësor përmes ndihmës në hetimet kundër prerjes ilegale dhe ndotjes së ujërave, ndërsa paralajmëroi edhe ardhjen e ekspertit amerikan për përfaqësim gjyqësor dhe ligj për mjedis jetësor i cili do të ligjërojë në Universitetin e Tetovës dhe në Universitetin e EJL-së.

Konferenca kishte për qëllim që ta tërheqë vëmendjen drejtë hapave të nevojshëm për realizimin e mbrojtjes juridike dhe gjyqësore të mjedisit jetësor. Ngjarja ishte organizuar nga Qendra për Hulumtime Strategjike pranë ASHAM, ndërsa financiarisht mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments