15.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeAmbasadorja e SHBA -së, falenderon Erion Veliajn për koncertin e djeshëm: Një...

Ambasadorja e SHBA -së, falenderon Erion Veliajn për koncertin e djeshëm: Një festë fantastike, jeni më të mirët!

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka falenderuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për organizimin e një koncerti fantastik dje në sheshin “Skënderbej”, për hapjen e negociatave dhe 100-vjetorin e lidhjes diplomatike Shqipëri-SHBA.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja Kim shkruan:

“Një festë fantastike mbrëmë për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Amerikës dhe Shqipërisë dhe çeljen e negociatave me BE. HISTORI! Faleminderit të gjithë artistëve, Tiranës dhe Erion Veliajt për një natë të paharrueshme. Faleminderit liderëve që kanë punuar për forcimin e marrëdhënieve tona ndër vite. Mbi të gjitha, falenderoj popullin e Shqipërisë për sakrificat, punën e palodhur, vendosmërinë dhe optimizmin tuaj, që kanë prodhuar këto arritje historike. Jeni më të mirët!”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments