Ambasadori i shkarkuar i Kosovës Gjergj Dedaj vazhdon takimet zyrtare në RMV

47

Ambasadori i Kosovës në vend, Gjergj Dedaj ka vazhduar takimet zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Në një postim të tij në Facebook, Dedaj ka publikuar një foto së është takuar me kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Në postimin e tij shkruan:

“Kisha nderin dhe kënaqësinë, për t’a takuar z.Talat Xhaferin, kryetar i Kuvendit te Republikës se Maqedonise se Veriut! Kryetarin Xhaferi, e njoftova per zhvillimet aktuale në Kosove dhe nevojën imediate te unifikimit te strategjisë së RKS dhe RMV, me vendet e rajonit, drejt perspektives evropiane dhe integrimit euro-atlantik të gjithë Ballkanit Perendimor! Nga ana e tij z Xhaferi çmoj larte punën dhe kontributin tim, në krye të Misionit te Republikes se Kosovës, në Shkup!

Ndërkohë Gjergj Dedaj javë më parë u shkarkuar nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Dedaj është në mesin e 12 ambasadorve të shkarkuar