11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeAmbasada kineze dhuron 300 pako ushqimore në Kërçovë, Manastir dhe Resnjë

Ambasada kineze dhuron 300 pako ushqimore në Kërçovë, Manastir dhe Resnjë

 Me mbështetjen financiare të Republikës Popullore të Kinës, rreth 300 pako ushqimore do të shpërndahen sot në komunat e Kërçovës, Manastirit dhe Resnjës.

Bëhet fjalë për donacion nga Ambasada e Kinës e destinuar për kategorinë e rrezikuar sociale të qytetarëve nga këto komuna, të prekur nga pande(MEDIAL) Kovid-19, njoftojnë nga zyra e ministrit pa resor, përgjegjës për zbatimin e Strategjisë për Romët, Muzafer Bajram.

Siç është theksuar në kumtesë, ministri Bajram sot realizoi takim pune me Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Xhang Zou, për të diskutuar problemet dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti romë si dhe prezantoi aktivitetet e ardhshme brenda të cilave mbështetja është e mundur nga ky vend miqësor

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments