8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeAmbasada e SHBA-ve / Grenelli mezi pret të punojë me udhëheqësit e...

Ambasada e SHBA-ve / Grenelli mezi pret të punojë me udhëheqësit e Kosovës për sjelljen e paqes

Sot në vendin tonë po qëndron përfaqësuesi i Presidentit Amerikan Donald Trump, Richard Grenell.

Grenell sot është takuar me presidenten e Kosovës, Hashim Thaçi, më pas zhvilloi takim me liderin e VV-së, Albin Kurti dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa e kandidaten për kryeministre nga e njëjta parti, Vjosa Osmani, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe kryeministrin në largim njëherësh kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Pas këtyre takimeve, Ambasada Amerikane në Prishtinë nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka potencuar takimin e Grenell me Presidentin Thaçi.

“I dërguari i posaçëm presidencial Grenell mezi pret të punojë me Presidentin Thaçi dhe udhëheqësit e tjerë të #Kosovës për të ndihmuar në sjelljen e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit në Kosovë dhe rajon”, shkruhet në njoftim.

Burimi: https://klankosova.tv/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments