Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka thënë se sanksionet ndaj Rusisë janë duke funksionuar dhe e kanë dobësuar aftësinë e Kremlinit për të zhvilluar luftën në Ukrainë.
Sipas kësaj ambasade, këto sanksione kanë ndikuar edhe në ngadalësimin e armatosjes së ushtrisë ruse.
“Sanksionet ndaj Rusisë po funksionojnë dhe kanë dobësuar aftësinë e Kremlinit për të zhvilluar luftën e tij. Ndalimet për eksportet e teknologjisë në Rusi po ngadalësojnë aftësinë e ushtrisë ruse për t’u riarmatosur. Kufiri i çmimit të naftës dhe ndalimet e importit parashikohen të kushtojnë miliarda, duke privuar Rusinë nga të ardhurat për luftën e saj”, ka shkruar në Twitter Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.
The sanctions on Russia are working and have weakened the Kremlin’s ability to wage its war. Bans on technology exports to Russia are slowing the Russian military’s ability to rearm. Oil price caps and import bans are forecasted to cost in the billions, depriving Russia of… pic.twitter.com/zNcAjpynV9
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) June 24, 2023