11.5 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaOpinionAltrim Mamuti / Populli i kupton të gjitha lëvizjet politike të tyre...

Altrim Mamuti / Populli i kupton të gjitha lëvizjet politike të tyre por nuk e ka fuqinë për ta bërë ndryshimin pasi që ata i kan të gjitha institucionet nën kontroll.

Të nderuar miq ndërkombëtar ky reagim vjen si pasoj e talljeve të partive në këtë shtet me popullin e këtij shteti, dhe duam vetëm për tua bërë me dije se populli i kupton të gjitha lëvizjet politike të tyre por nuk e ka fuqinë për ta bërë ndryshimin pasi që ata i kan të gjitha institucionet nën kontroll.

Populli e di se ata bashkpunojnë mes vete si pozitë si opozitë, populli e di se ata do mundohen të thiren tash në një front të përbashkët europian dhe një tjetër të titulluar unifikimi i opozitës , këtij procesi i prinë një nga politikanët që ka qenë 20 vite në qeveri!

Populli e din se ska opozitë dhe e dinë se opozitë është vetëm populli por pa lider sepse të lartëpërmendurit nuk i lënë liderët e politikanët që jan për popull të pa korruptuar dhe intelektual!

Të dashur ndërkombëtar na nxirni nga këta rrugë pa dalje dhe pa drit në fund të tunelit, rinia nuk sheh prespektivë, demokracia është ngulfatur dhe është zhdukur saqë sot asnjë intelektual nuk sheh arsye të shkruaj opinionin e vet ose të kritikoj këtë fenomen pasi që nuk ka mekanizma se ku dhe si ta bëjë atë, edhe poqese e gjenë një shteg linçohet sulmohet, dënohet e luftohet në mënyra të ndryshme!

Një shtet pa opozitë është një shtet pa demokraci!!!

Ju lutem ndihmoni këtij populli të vogël me shum armiq e pa miq.

A.M

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments