7.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeAltrim Mamuti i ASH-së kalon në BESA, nga Lëvizja BESA: Jemi të...

Altrim Mamuti i ASH-së kalon në BESA, nga Lëvizja BESA: Jemi të gatshëm ta pranojmë

Kryetari i degës së ASH-Tetovë, Altrim Mamuti – Shumi ditëve në vijim përflitet se do të kalojë në Lëvizjen BESA pas shumë paknaqësive që ndodhin brenda kësaj dege. Siç raprtojë ditë më parë portali TetovaSot, se ka pasur një zënkë verbale mes Mamutit dhe grupit që mbështet nga Ziadin Sela për një komunikatë që lidhet me komunën e Tetovës, sot ka vazhduar të thellohet  mes dy grupeve  sa që Altrim Mamuti do të shkëputet së bashku me grupin e tij dhe do t’i bashkangjitet Lëvizjes BESA.

Nga Lëvizja BESA për portalin TetovaSot thonë se dera e tyre është e hapur për çdo kënd që mund të kontriboj për ndryshime poltike tek shqiptarët.

“Çdokush që është i gatshëm të kontriboj në sjelljen e ndryshimit politik tek shqiptaret, ne jemi të gatshëm që ta pranojmë dhe të bashkveprojmë me qellimin e njejtë” thonë nga Lëvizja BESA për TetovaSot.

Të pyetur nëse Altrim Mamuti ka pasur takim ditëve të fundit me kreun e BESËS, Bilall Kasami apo ndonjë anëtarë të kryesisë, nga Lëvizja BESA nuk e mohuan një takim të tillë. por thonë se më mirë të pyetet personalisht ai.

“Është më korrekte të kontaktoni me kryetarin e degës së ASH-së – Tetovë, z.Mamutin, se a ka pasur takim apo nuk ka pasur” thonë në fund nga Lëvizja BESA.

Ndryshe përplasje ka edhe mes ASH-së së Gostovarit dhe Vrapçishtit që pritet të ditëve në vijim të prononcohen edhe vet ata.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments