13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeALTERNATIVA: SISTEMI ARSIMOR NË MAQEDONINË E VERIUT PO DËSHTON PËR SHKAK TË...

ALTERNATIVA: SISTEMI ARSIMOR NË MAQEDONINË E VERIUT PO DËSHTON PËR SHKAK TË MINISTRISË SË ARSIMIT DHE SHKENCËS

ëse udhëhiqemi nga thënia popullore se dita e mirë njihet që në mëngjes, i bie të konstatojmë se sistemi arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe këtë vit ka dështuar.

Ky është mesazhi që e ka deklaruar sot nënkryetari i Partisë Alternativa, Lulzim Aliu gjatë një konference për gazetarë. Ai deklaroi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e drejtuar aktualisht nga kuadër i LSDM-së dhe paraprakisht nga kuadër i BDI-së, vazhdon me sjelljen e papërgjegjshme ndaj nxënësve.

“Derisa ish ministri ua përmbylli vitin e kaluar shkollor pa përmbushjen dhe marrjen e njohurive elementare arsimore, ministrja aktuale po vepron njësoj me fillimin e këtij viti shkollor – e shtyri fillimin e vitit shkollor 2020/2021 nga shtatori në tetor, por as kështu nuk e mbuloi mospërgatitjen dhe mungesën e aftësive për të filluar siç duhej një proces edukativo-arsimor”, ka deklaruar se Aliu.

Prandaj AlternAtivA sot është këtu që ta pyesë ministren Carovska se pse ajo nuk e respekton vullnetin e nxënësve të prindërve dhe të arsimtarëve për mësim me prani fizike të nxënësve.

“Aq më shumë që edhe ajo, por edhe gjithë opinioni, tashmë e ka marrë vesh se mësimi online ka dështuar plotësisht. Ne si Alternativë nuk jemi kundër avancimit të procesit mësimor me inkuadrim e teknologjisë në mësim, përkundrazi angazhohemi për inkoorporimin e TIK-ut në arsim, por jemi kundër papërgjegjësisë dhe talljes me fatin e nxënësve dhe të drejtën e tyre për arsim.

“Meqë siç duket ministrja nuk e di, AlternAtivA ia kujton se derisa ne e mbajmë këtë konferencë:

shumë shkolla nuk kanë qasje në internet, ndërsa ju i detyroni të mbajnë mësim online;

shumë shkolla nuk janë të pajisura me pajisje kompjuterike, si kompjuterë, laptopë, projektorë, kamera, mikrofona e të tjera e të tjera, që të mund ta zhvillojnë mësimin online;

shumë nxënës nuk janë kanë me libra shkollorë (qoftë me gabime e lëshime të shumta);

shumë familje nuk kanë kompjuterë, internet dhe hapësira të mjaftueshme për mësim online;

shumë familje kanë problem t’i organizojmë fëmijët me oraret gjysma online, gjysma në shkollë me prani fizike;

aplikacioni Microsoft Teams, që tash përdoret për mësim online, u dëshmua se nuk është aspak funksional, ngase mundëson që nxënësit ta pengojnë njëri-tjetrin, madje edhe arsimtarët, dhe kështu ta dëmtojmë orën mësimore online;

meqë mësimi me prani fizike u lejua pa testimin paraprak të arsimtarëve, dje ndodhi incidenti i infektimit të një mësuese dhe izolimit të 17 nxënësve”

Përveç kësaj, AlternAtivA është edhe kundër hipokrizisë së shprehur nga disa kryetarë komunash, që gjoja po u dalin në krah nxënësve të cilët protestojnë dhe kërkojnë mësim me prezencë fizike, duke harruar se pikërisht ata duhet të sigurojnë kushte optimale që të mund të realizohet procesi mësimor.

Nisur nga kjo, AlternAtivA i bën thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe përgjegjësve të tjerë të ngarkuar me çështjet arsimore, që t’i ndjekin modelet e shteteve të tjera përreth dhe të shteteve evropiane, meqë ata në mënyrë më të përshtatshme janë përcaktuar për ta zhvilluar procesin mësimor me prezencë fizike, veçanërisht në mjediset rurale, ku numri i nxënësve brenda klasës është shumë i vogël. Atij që gabon nga injoranca i falet, por ai që gabon nga neglizhenca dhe prepotenca meriton dënimin e qytetarëve. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments