5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeALTERNATIVA: Nuk duhet të na shkojë mendja që qytetarëve t’u shkurtohen pagat

ALTERNATIVA: Nuk duhet të na shkojë mendja që qytetarëve t’u shkurtohen pagat

Derisa po i përjetojmë ditët e vështira, të shkaktuara nga pandemia e virusit Covid 19, dhe në anën tjetër – duke i ndjekur propozimet për masa financiare të propozuara nga disa parti, ndërsa duke e dëgjuar zërin e qytetarëve, që duhet t’i vuajnë ato masa, AlternAtivA ngre zërin e arsyes duke thënë se asnjë partie, qoftë ajo edhe protagoniste e qeverisë, nuk i lejohet të sillet me bajraktarizëm ndaj financave publike dhe të propozojë masa, që nesër do të dalin si masa qeveritare, pa dakordim me partnerët e tjerë të qeverisë. Këto janë ditë të vështira për të gjithë ne dhe ato kërkojnë maturi e konsultim, por nuk durojnë protagonizëm, proteksionizëm ose bajraktarizëm.

Ne gjykojmë se asnjë masë financiare në vendin tonë nuk guxon të prodhojë qytetarë të dëmtuar dhe të pakënaqur. Përkundër depresionit të madh që është shkaktuar nga pandemia, nuk duhet as të na shkojë mendja të marrim edhe masa që qytetarëve tanë t’u shkaktohen shkurtime financiare, që mund ta rrezikojnë ekzistencën e tyre.

Sidoqoftë, AlternAtivaA është duke hartuar një set masash financiare, që do ia propozojë qeverisë në mbledhjen e saj të ardhshme dhe ato do të jenë pastaj edhe publike.

Gjithsesi, ne nuk do të mbështesim asnjë masë që është në dëm të qytetarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments