Komuna e Tetovës, me në krye Teuta Arifin, ashtu siç e filloi mandatin katër vite më parë, si duket edhe do ta mbyllë me shume skandale dhe keqpërdorime në këtë institucion. Pas përmbylljes së vitit 2020 me humbje shtesë prej 2 milionë eurosh, ajo edhe sot e kësaj dite vazhdon me keqpërdorimin e mjeteve të qytetarëve. Gjëja e fundit, sipas raportimit të mediave, del skandali me tenderimin e shtegut të biçikletave në Tetovë.
Që skandali të jetë edhe më i madh, Komuna e Tetovës me procedurë të fshehtë ka ndarë mjete nga buxheti për shërbime intervente për punime për shtegun e biçikletave, ku “NB-Company” e ka fituar këtë të drejtë, ndërsa nga ana tjetër si nënkontraktues për t’i kryer punët del kompania “Siguria”, ku pronare është Merita Mustafai, bashkëshorte e Elmir Mustafait, i punësuar në Sektorin për Komunikacion dhe Tokë Ndërtimore pranë Komunës së Tetovës.
Kjo nuk është hera e parë që kjo kompani fiton tenderë nga Komuna e Tetovës, por në këtë rast Elmir Mustafai, si personi kompetent për hartim, strategji dhe ekspertizë të komunikacionit në Tetovë, ia ka dhëne tenderin vetes dhe bashkëshortes së tij.
Duke pasur dyshime serioze, AlternAtivA – Dega Tetovë i bën thirrje Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit ta hetojë këtë rast, si dhe institucionet tjera relevante ta shqyrtojnë këtë procedurë të tenderimit.
AlternAtivA – Dega Tetovë
Tetovë, 27.04.2021