15.5 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajme“Ali Ahmetit i pengon Albin Kurti” – thotë Afrim Gashi për takimin...

“Ali Ahmetit i pengon Albin Kurti” – thotë Afrim Gashi për takimin VV – LSDM në Prishtinë

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi pjesë e Lidhjes Europiane për Ndryshim nga Uashingtoni ka realizuar intervistë virtuale me TV21.

Në “10 Minuta”, Gashi ka komentuar takimin e djeshëm mes funksionarëve të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe Vetëvendosjes në Prishtinë të Kosovës.

Thotë se ky takim tregon se Ali Ahmetit, liderit të BDI-së i pengon Albin Kurti – lideri i Vetëvendosjes, dhe për këtë të fundit ka nevojë LSDM-ja.

Shton se ky takim dëshmon se LSDM nuk po merret vesh me BDI-në.“Vërtetë është konfuze. Si duket kanë problem me BDI-në ata (LSDM), nuk po merren vesh, se Ali Ahmetit i pengon Albin Kurti, LSDM-ja paska nevojë për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Mendoj se duhet t’i sqarojnë këto dilema ata, se cili është roli i Vetëvendosjes në Maqedoni: pozitiv apo negativ? Kur t’i sqarojnë këto dilema, mendoj se duhet të dalin në publik”, tha Gashi./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments