Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë besimtarët musliman për fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit, shkruan SYRI.
Të nderuar besimtarë muslimanë,
Nesër fillon muaji i bekuar i Ramazanit, andaj dua të përcjell deri te të gjithë ju urimet e mia të sinqerta për agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.
Ramazani është muaj i paqes, mëshirës dhe bamirësisë, andaj le të shfrytëzojmë begatitë dhe porosirë hyjnore që sjell në shërbim të pastrimit tonë shpirtëror dhe thellimit të respektit dhe solidaritetit mes njëri – tjetrit.
Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të gjitha familjet tuaja!
