10.6 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët

Ali Ahmeti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët.

Në  profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në këto ditë feste ju përcjell urimet më të sinqerta për paqe, shëndet, lumturi dhe begati të përhershme në vatrat tuaja familjare.

Urimi i plotë i Ahmetit:

Të dashur besimtarë të besimit ortodoks

Me rastin e festës së Pashkëve, ju përcjell urimet më të sinqerta për paqe, shëndet, lumturi dhe begati të përhershme në vatrat tuaja familjare.

Qoftë kjo ditë feste reflektim frymëzues për praktikimin e sa më shumë veprave të mira, për hapërim të përbashkët në rrugën e virtyteve, për shtrirjen e dorës së ndihmës dhe pajtimit mes njëri – tjetrit.

Gëzuar Pashkët!

    RELATED ARTICLES
    - Advertisment -

    Most Popular

    Recent Comments