Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar 24 majin – Ditën e vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi.
“Çdo komb ka vendosur themelet e gjuhës së tij të shkruar amtare me punën e palodhshme të shumë misionarëve që vulosën ekzistencën e përjetshme të saj.
Gjuha universale e popujve është dija, shtegu i vetëm i përparimit, andaj të gjithë bashkëqytetarëve të mi të komunitetit maqedonas ua uroj 24 majin – ditën e vëllezërve Kirili dhe Metodi.
Çdo ditë le të reflektojmë mbi sakrificën e të gjithë misionarëve të arsimit dhe bashkë të punojmë për edukimin e drejtë të brezave në frymën e respektit të ndërsjelltë të të gjithë vlerave identitare”, shkruan kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në profilin e tij në Facebook