14.8 C
Tetovo
E martë, 17 Qershor, 2025
BallinaLajmeAli Ahmeti takon Shaip Kamberin: E përgëzova për opozitarizmin që bën në...

Ali Ahmeti takon Shaip Kamberin: E përgëzova për opozitarizmin që bën në Kuvendin e Serbisë

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka takuar delegacionin nga Presheva të Partisë për Veprim Demokratik, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes së Progresit Demokratik, të kryesuar nga Shaip Kamberi, bartës i listës së ‘Koalicionit të Shqiptarëve’ në zgjedhjet parlamentare e presidenciale të tre Prillit në Serbi.

Postimi:

“E përgëzova deputetin Shaip Kamberi për guximin dhe opozitarizmin që bën në Kuvendin e Republikës së Serbisë dhe bashkë diskutuam mbi situatën e përgjithshme politike në Luginë si dhe gjendjen e shqiptarëve në rajon. Deputeti Kamberi në zgjedhjet e 3 Prillit në Serbi garon për mandatin e dytë, e shqiptarëve u duhet një përfaqësim dinjitoz si i tij.

Unifikimi i subjekteve politike është hap i rëndësishëm në trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat shqiptarët atje po përballen ku bashkë vlerësuam se uniteti i partive politike shqiptare të Luginës, rreshtimi i duhur politik i tyre dhe stabiliteti i institucioneve janë shumë të rëndësishme”, ka shkruar Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments