-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti takoi ambasadorin e Kosovës: Vendimi i Kushtetueses për “Balancuesin”, në...

Ali Ahmeti takoi ambasadorin e Kosovës: Vendimi i Kushtetueses për “Balancuesin”, në funksion të politikës ditore të Qeverisë me legjitimitet monoetnik

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja, njoftojnë nga BDI.  Sipas njoftimit të BDI-së, Ahmeti dhe Qehaja kanë folur edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizim të Balancuesit.

“Z. Ahmeti theksoi që vendimi i Gjykatës Kushtetuese është në funksion të politikës ditore të Qeverisë me legjitimitet monoetnik dhe është në vazhdën e vendimeve që rëndojnë marrëdhëniet ndëretnike dhe cënojnë Marrëveshjen e Ohrit, të garantuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Z. Ahmeti gjithashtu u shpreh i brengosur për distancimin e vendit nga integrimi europian dhe nga vlerat europiane dhe partneriteti ne SHBA-të”, thuhet në njoftimin e BDI-së. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments