0.4 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti nga ora 9 e 30 po meret në pyetje në...

Ali Ahmeti nga ora 9 e 30 po meret në pyetje në Prishtinë, ndoshta vazhdon edhe nesër (Video)

Marrja në pyetje është duke u bërë në Prishtinë dhe jo në Hagë sikurse ka ndodhur me personat e tjerë të ftuar nga kjo Gjykatë.

Korrespondentja e Euronews Albania Erjonë Popova sqaroi se prej orës 9:30 Ali Ahmeti po jep dëshminë në dhomat e Gjykatës Speciale në Fushë-Kosovë, praktikë që është ndjekur për rastet kur dëshmitarët e thirrur nuk mund të marrin vizë për në Holandë.

Nuk ka informacion se përse është zgjedhur kjo praktikë për rastin e Ahmetit, ndërsa Popova tha se burime jo-zyrtare kanë bërë me dije se dëshmia e tij do të lidhet me çështjet e ngritura ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.

“Me gjasa dëshmia e Ahmetit do të vijojë përgjatë gjithë ditës dhe nëse kjo nuk do të mjaftojë, ai do ta vijojë atë ditën tjetër,” – u shpreh gazetarja Popova duke u bazuar te praktikat e shkuara të marrjes në pyetje nga Gjykata Speciale.

Analistë të ndryshëm në Maqedoninë e Veriut kanë bërë me dije se kërkesa për të dëshmuar i qe paraqitur Ahmetit përpara zgjedhjeve të 15 korrikut, ndërkohë që shumëkush ka vënë në diskutim lidhjet që mund të ketë ai me çështjen në ngarkim të Thaçit dhe Veselit.

Ahmeti, 61 vjeç, u ftua të dëshmojë më 22 korrik, pak javë pasi Thaçi dhe Veseli qenë njoftuar publikisht për akuza për krime gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Kryetari Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti është paraqitur mëngjesin e sotëm në mjediset e Gjykatës Speciale në Kosovë për të dëshmuar rreth veprimtarisë së tij gjatë luftës.

Marrja në pyetje është duke u bërë në Prishtinë dhe jo në Hagë sikurse ka ndodhur me personat e tjerë të ftuar nga kjo Gjykatë.

Korrespondentja e Euronews Albania Erjonë Popova sqaroi se prej orës 9:30 Ali Ahmeti po jep dëshminë në dhomat e Gjykatës Speciale në Fushë-Kosovë, praktikë që është ndjekur për rastet kur dëshmitarët e thirrur nuk mund të marrin vizë për në Holandë.

Nuk ka informacion se përse është zgjedhur kjo praktikë për rastin e Ahmetit, ndërsa Popova tha se burime jo-zyrtare kanë bërë me dije se dëshmia e tij do të lidhet me çështjet e ngritura ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.

“Me gjasa dëshmia e Ahmetit do të vijojë përgjatë gjithë ditës dhe nëse kjo nuk do të mjaftojë, ai do ta vijojë atë ditën tjetër,” – u shpreh gazetarja Popova duke u bazuar te praktikat e shkuara të marrjes në pyetje nga Gjykata Speciale.

Analistë të ndryshëm në Maqedoninë e Veriut kanë bërë me dije se kërkesa për të dëshmuar i qe paraqitur Ahmetit përpara zgjedhjeve të 15 korrikut, ndërkohë që shumëkush ka vënë në diskutim lidhjet që mund të ketë ai me çështjen në ngarkim të Thaçit dhe Veselit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments