14.2 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeALI AHMETI-KJUÇUK: DIALOG PËR ZHBLLOKIMIN E INTEGRIMIT TË RMV-së

ALI AHMETI-KJUÇUK: DIALOG PËR ZHBLLOKIMIN E INTEGRIMIT TË RMV-së

“Mirëprita sot në takim eurodeputetin nga Bullgaria z. İlhan Kyuchyuk të cilit i shpreha faleminderimin për ndihmën që autoritetet bullgare e japin për hetimin e plotë dhe transparent të rastit tragjik ku humbën jetën shumë qytetarë të vendit tone” – shkruan në FB, Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Shprehëm ngushëllime të sinqerta ndaj familjarëve që humbën më të dashurit e tyre dhe uruam shërim sa më të shpejtë të mbijetuarve.

Urova eurodeputetin Kyuchyuk për mbarëvajtjen demokratike të zgjedhjeve parlamentare në Bullgari dhe rezultatin zgjedhor duke shpresuar në formimin sa më të shpejtë të institucioneve atje dhe vazhdimin e dialogut për zhbllokimin e rrugës së integrimit të vendit tonë drejt Bashkimit Europian. Vendi i Maqedonisë së Veriut është padyshim në familjen e madhe europiane!” – shkruan Ahmeti në FB. /KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments