7.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti, Kastriot Rexhepi, Elizabeta Kançevska Milevska, Fatime Fetai,disa nga të pranishmit...

Ali Ahmeti, Kastriot Rexhepi, Elizabeta Kançevska Milevska, Fatime Fetai,disa nga të pranishmit në hapjen e Teatrit Shqiptar-Shkup.

Mbrëmë, pas 7 vjetësh rinovim është hapur Teatri Shqiptar në Shkup.

Krahas elitës së artistëve rezidentë dhe nga teatrot tjera të vendit dhe rajonit, të pranishëm në hapje kanë qenë edhe funksionarë, ish funksionarë dhe politikanë.

Ka rënë në sy, ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeva Milevska, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe prokurorja publike Fatime Fetai.

Nga Lëvizja BESA është parë Kastriot Rexhepi, ndërkaq asnjë i opozitës nuk është parë në sallë.

Hapja e teatrit u bë me shfaqjen “Bregu i pikëllimit” nga Teki Dervishi, në regji të artistit nga Shqipëria, Altin Basha.

Rinovimi e Teatrit Shqiptar filloi në vitin 2014. Deri më tani janë shpenzuar 10.5 milion euro. Disa herë ishin shkelur afatet për përfundimin e punimeve dhe fillimin me punë të teatrit. Por edhe pasi përfunduan punimet, reshjet e shiut zbuluan se puna nuk është bërë si duhet, pasi çatia pikonte gjithandej./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments