Ali Ahmeti: Deri më sot nuk kam regjistruar asnjë humbje! Shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë vetëm për dy parti politike

74

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për “Argument Plus” në RTV21 tha se vazhdo të mbaj qëndrimin se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë nevojë vetëm për dy parti politike.

“Unë gjithmonë e kam promovuar dhe e promovoj që në Republikën e Maqedonisë së Veriut më shumë se dy parti na bëjnë të parëndësishëm. Nuk na bëjnë të fortë. Në Maqedoni mjaftojnë dy parti politike, e treta është e dëmshme”, deklaroi mes tjerash Ahmeti.

Kreu i integristëve theksoi se edhe përkundër mendimit të tij, respekton pluralizmin, gjegjësisht të drejtën që qytetarët të grupohen në formacione të ndryshme politike.

“Unë kam luftuar për demokraci, nuk kam luftuar vetëm për barazi dhe liri të popullit tim por kam luftuar edhe për pluralizëm, është e drejtë e njerëzve që të organizohen në parti politike dhe qytetarët janë ata që vendosin a i shpërblejnë ata apo nuk i shpërblejnë. Unë jam 20 vite tani në organizimin e politikës legale, për 20 vite nuk kam humbur asnjë proces zgjedhorë, qoftë në nivel lokal, qoftë në referendume, zgjedhje presidenciale. Deri më sot nuk kam regjistruar asnjë humbje, por përsëri jam ithtarë i asaj dhe kam menduar se shqiptarët duhet ta dinë mendimin tim për ekzistencën e shumë parive politike. Le ta dinë shqiptarët se ekzistenca e tre apo ma shumë partive pulitke është në dëm të shqiptarëve të Maqedonisë. Dy parti janë përfaqësues të denjë, njëra në pozitë, tjetra në opozitë”, theksoi Ahmeti.