20.2 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti: “Ballkani i Hapur” është nismë e mirë,Serbia nuk është një...

Ali Ahmeti: “Ballkani i Hapur” është nismë e mirë,Serbia nuk është një shtet do si do, por shtet i rëndësishëm

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në intervistën e tij për RTV21 theksoi se “Ballkani i Hapur” është nismë e mirë.

“Nisma “Ballkani i Hapur” është një nga nismat me qëllim të mirë që nuk u imponua”, u shpreh Ahmeti.

Ai shtoi se ata kanë vlerësuar se kjo nismë nuk është në dëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por kriza në Ukrainë e ngadalësoi këtë proces.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në “Argument Plus” në TV21 tha se Serbia gjeografikisht i përket Evropës dhe se shpreson që presidenti Aleksandar Vuçiq të ndërtojë politika që do të çojnë vendin drejt BE-së.

“Tani pas zgjedhjeve pres që zotëri Vuçiq të të reflektojë sepse Serbia i takon gjeografikisht, territorialisht Evropës. Serbia është në fqinjësi me vende anëtare të BE-së. Është e rrethuar me anëtarë, pjesëtar të shteteve që janë anëtare të NATO-s. Mendoj se zotëri Vuçiq të jetë më reflektues, më parimorë për popullin e vetë, paqen, stabilitetin në rajon. Serbia nuk është një shtet do si do, është shtet i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimorë, shpresë që në këtë drejtim Vuçiq të ndërtojë politika të qëndrueshme”, deklaroi Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments