8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAleanca për Shqiptarët reagon: Në kohë pandemia, Tetova ende pa ujë dhe...

Aleanca për Shqiptarët reagon: Në kohë pandemia, Tetova ende pa ujë dhe plot mbeturina!

Për mjedisin jetësor dhe mungesën e ujit të pastër me reagim ka dale edhe opozitarja Aleanca për Shqiptarët në Tetovë.

Adhurim Luta nga kjo parti thotë se mbeturinat dhe mungesa e ujit janë pasojë e keqmenaxhimit dhe korrupsionit që mbizotëron në komunë.

Shton se është koha e fundit që të ngritet zërin dhe t’i thuhet JO katrahurës që po e gllabëron qytetin, sepse siç përfundon, në Tetovë nuk ka kushte elementare për jetë!

“Të jetosh në shekullin XXI dhe vazhdimisht të përballesh me probleme jetike mesjetare është diçka e paperceptueshme. Mungesa e ujit është një problem i pazgjidhur vite me radhë dhe është një zgjidhje e problemit e premtuar nga BDI në çdo cikël zgjedhor. Ka disa ditë radhazi që nëpër çezmat e amvisërive të qytetarëve nuk rrjedh as edhe një pikë ujë. Athua vallë, kaq i vështirë është sigurimi i ujit për një qytet që ndodhet pranë Malit Sharr!? Autoriteteve lokale duhet t’ua përkujtojmë se ende vazhdojmë të jemi në kushte pandemie dhe se uji është njëri prej elementeve kryesore për mbrojtje nga ky virus”, deklaroi Luta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments