Nga Aleanca për Shqiptarët kërkojnë tërheqjen urgjente të librit Gjuha Shqipe për klasën e 5-të si dhe të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri për shkak që sipas tyre, kjo parti politike tashmë ka hyrë edhe në librat shkollore për propagandë partiake.
“Nga ky pushtet kemi dëgjuar vetëm premtime se do të punojnë për depolitizim, ndërsa në realitet kanë bërë të kundërtën, duke futur partinë në çdo pore të arsimit. Së fundmi partia hyri edhe në libra shkollorë edhe atë në tekstet e grup moshave më të ndjeshme. BDI tanimë ka hyrë si shembull në librin e gjuhës shqipe për klasën e pestë, konkretisht në mësimin për shkurtesa ku përmenden shembuj të shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare. Ky është një keqpërdorim skandaloz i teksteve shkollore për propagandë partiake, për indoktrinim të fëmijëve ngjashëm si në kohën e komunizmit, kohën e shokut Tito e shokut Enver”, tha ASH. /Alsat.mk