6.8 C
Tetovo
E enjte, 9 Janar, 2025
BallinaLajmeAlbin Kurti: Serbia po armatoset nga frika se mos mbetet e vetmuar

Albin Kurti: Serbia po armatoset nga frika se mos mbetet e vetmuar

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti beson se armatosja e Serbisë nuk është e sigurt për rajonin. Kosova është e shqetësuar dhe vigjilente për armatimin e vazhdueshëm të Serbisë me sisteme raketore dhe armë të tjera nga Kina dhe Rusia. Sipas tij, armatimi i vazhdueshëm i Serbisë është reflektim i frikës së saj se do të mbetet vetëm “kur të bëhet e qartë se nuk do të mund të ulet më në disa karrige”.

“Ne e dimë se ata kanë 42 baza ushtarake në kufirin me Kosovën, i cili është i gjatë 178 kilometra, por ne nuk kemi frikë nga kjo, sepse edhe pse nuk jemi në NATO, NATO është me ne… Besoj se territori, shteti dhe qytetarët janë të sigurt. Derisa Serbia duket se është në panik, kur sheh se nuk mund të ulet në tri karrige në të njëjtën kohë, ka thënë Kurti në konferencën e sotme për media, përcjellin mediat kosovare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments