5.6 C
Tetovo
E hënë, 27 Janar, 2025
BallinaLajmeAlbin Kurti: Asnjë program qeveritar nuk mund që të heqë telefonat nga...

Albin Kurti: Asnjë program qeveritar nuk mund që të heqë telefonat nga duart e fëmijëve

Në seancën solemne për Ditën e Mësuesit, kryeministri Albin Kurti, tha se Kosovës i nevojitet një Epope që e shpall arsimin, ashtu sikurse Epopeja e UÇK-së e cila u kujtua nga 5 marsi dhe vazhdon të kujtohet edhe sot.

Sipas tij, Epopeja e Arsimit do ta ngjallte inteligjencën dhe do ta vendoste vullnetin në racionalitet.

Kurti theksoi se reforma në arsim do të fillojë nga çerdhet deri te edukimi i lartë.

Kryeministri shtoi se edukimi nuk mund të jetë cilësor nëse ai nuk siguron një vend pune për qytetarin e Republikës.

“Rrjedhimisht duhet të lidhim edukimin profesional të të rinjve me kërkesat e tregut në ekonomi”, tha ai.

Kurti po ashtu tha se asnjë program qeveritar nuk mund që të heqë telefonat nga duart e fëmijëve./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments