3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAkuza të rënda Spitalit të Ohrit nga familjari i 66 vjeçares nga...

Akuza të rënda Spitalit të Ohrit nga familjari i 66 vjeçares nga Struga që vdiq nga koronavirusi /“Ambulanca erdhi pasi vdiq gruaja”

linkuhttps://telma.com.mk/semejstvoto-na-pochinatata-zhena-od-struga-od-korona-e-vo-shok-deneska-e-pogrebana-zabolen-i-doktor-od-bitola/

“Nga dritarja na thanë, merreni, çojeni në shtëpi, ndërsa ajo nuk mund të mbushej me frymë. U mundua e shkreta dy ditë, 48 orë. Edeh ambulancë na thanë se do dërgojnë, jo prej Struge jo prej vevçani. Prej askund nuk erdhën. Do vijmë në mëngjes prej orës 7:30, ndërsa erdhën në orën 10, kur gruaja kishte vdekur tashmë në orën 8”, janë fjalët e dhëndrit të gruas 66 vjeçare që ndërroi jetë mëngjesin e sotëm nga koronavirusi në fshatin Tatesh i Epërm,

Ali Tela, dhëndri i gruas që sot humbi jetën për shkak se ishte e infektuar me Covid-19 për televizionin Telma thotë se “ajo nuk mund të merrte frymë. Përmes dritares na thanë të vijmë vetëm nëse rezulton pozitive në test për coronavirus”.

Sipas Telës, në Spitalin e Ohrit edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk e kanë pranuar për trajtim, pasi janë arsyetuar se duhet të vijnë rezultatet e koronavirusit. Derisa nuk vijnë rezultatet nuk mund ta pranojmë, i kanë thënë prej dritares personeli mjekësor në repartin infektiv në Spitalin e Ohrit. Madje siç thotë dhëndri i të ndjerës, ata i kanë thënë se do ta pranojnë vetëm nëse rezultaet dalin pozitive. Kështu e kanë dërguar në shtëpi. U kanë premtuar se do u dërgojnë ambulancë, por e njëjta ka arritur pasi gruaja 66 vjeçare kishte ndërruar jetë.

Sipas tij, ata ende nuk i kanë marrë rezultatet dhe vetëm gojarisht u është thënë se e ndjera dhe bashkëshorti i saj kanë qenë të infektuar me coronavirus, ndërsa dhëndri dhe e bija kanë rezultuar negativ.

“Nuk e pranuan të Enjten. Derisa të dalë testi pozitiv apo negativ. E kthyen prapë. U munduam ta dërgojmë me ndihmë të shpejtë për në Shkup, por assesi nuk vinin. Dhe në fund për krejt ngjarjen nga shteti nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje se a ka qënë pozitive apo negative. Kishim udhëzim me prioritet, por nuk na pranuan, prej dritares na thanë, shkoni. Vetëm nëse jeni pozitiv do ju pranojmë. E përveç kësaj, askush me shkrim nuk na është përgjigjur se a jemi pozitiv apo negativ. Mua dhe bashkëshortes time na thanë gojarisht se jemi negativ. Ende nuk kam dokument se jam negativ, ndërsa për pleqtë thanë se janë pozitiv. Ashtu dëgjuam prej lajmeve”, u shpreh për Telma-n, Ali Tela nga Struga, .

66 vjeçarja, sot është varrosur ndërsa familja e saj do të jetë në karantinë 14 ditore. Të njëjtët për dy javë kanë qenë në vetizolim pasi u vërtetua se mjeku nga Dibra, Kokale ka rezultuar pozitiv.

Sot nga Ministria e Shëndetësisë paralajmëruan se do të bëjnë revizion të gjithë këtij rasti, për të parë nëse ka pasur lëshime mjekësore që kanë sjellë deri në vdekjen e 66 vjeçares. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se do të dalë para mediave gjatë ditës së nesërme për të folur për këtë dhe për rastet tjera me koronavirus në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments