8.3 C
Tetovo
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeAksion policor në Shkup, 12 të arrestuar! Dyshohen për armë dhe drogë

Aksion policor në Shkup, 12 të arrestuar! Dyshohen për armë dhe drogë

Pas disa muajve hetime, Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njofton se sot në mëngjes u kryen bastisje në fshatrat Brezë, Inxhikovo, Haraçinë dhe lagjet Hasanbeg dhe Çair në Shkup, përcjell TV21. 12 persona u arrestuan nën dyshimin për “Shoqërim kriminal” dhe “Tregtim të paautorizuar me armë dhe eksplozivë”, ndërsa një tjetër dyshohet për “Prodhim dhe shpërndarje të drogës”.

Sipas Prokurorisë, grupi kishte role të qarta, me një organizator që drejtonte shpërndarjen e armëve dhe një tjetër që merrej edhe me tregtinë e drogës. Prokurori ka propozuar masën e paraburgimit për të gjithë të arrestuarit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments