6.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeAksion policor në Butel të Shkupit, konfiskohet mbi 1 ton drogë,e ruan...

Aksion policor në Butel të Shkupit, konfiskohet mbi 1 ton drogë,e ruan njësiti special ( video)

Në lagjen Butel të Shkupit gjatë një aksioni që ende po vazhdon, policia ka kapur sasi të madhe të lëndës narkotike marihuanë ndërsa një person është arrestuar Në profilin e Instagramit të Drejtorit për Siguri Publike, Sashe Tasevski, shkruhet se Byroja përmes Sektorit të Krimeve, në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore të Kavadarit, ka zbuluar dhe konfiskuar mbi 1 ton marihuanë.

“Në një magazinë në lagjen Butel janë gjetur dhe marrë 12 paleta në të cilat ka 1 ton e 240 kilogram (1240 kg) marihuanë, e paketuar, e vakumuar dhe e futur në thasë të zinj. Është privuar nga liria një person kundër së cilit është ngritur padi penale sipas nenit 215 paragrafi 1 i Kodit Penal nga ana e Prokurorisë së Kavadarit. Hetimi vazhdon me qëllim vëretimin dhe zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në rastin me marihuanë” shkruhet në profilin e instagramit të Drejtorit për Siguri Publike Sashe Tasevski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments