17.2 C
Tetovo
E premte, 26 Shtator, 2025
BallinaLajmeAKI: Gjykata Kushtetuese vendosi nën diktat të Qeverisë me të cilin ulet...

AKI: Gjykata Kushtetuese vendosi nën diktat të Qeverisë me të cilin ulet numri i këshilltarëve në komunat shqiptare

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) akuzon se Maqedonia e Veriut po bëhet shteti i parë në botë ku Gjykata Kushtetuese shkel rendin kushtetues, del në kundërshtim me Kushtetutën si aktin më të lartë juridik dhe në kundërshtim me vendimin që e ka sjellë vetë paraprakisht, duke iu referuar vendimit të Qeverisë me të cilin ulet numri i këshilltarëve në komunat. Nga ky koalicion thonë se e gjithë kjo po bëhet duket shkelur të drejtat dhe liritë elementare të qytetarëve, në këtë rast të shqiptarëve si bashkësia e dytë etnike në vend.Vendimi i fundit për të refuzuar kërkesën për shqyrtimin e kushtetueshmërisë së vendimit të Qeverisë me të cilin ulet numri i këshilltarëve në komunat shqiptare, është antikushtetues, në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisje lokale, neni 34 dhe në kundërshtim me vendimin paraprak të kësaj gjykate e cila vetë e kishte shpallur një herë si antikushtetues vendimin e Qeverisë për të fshirë mërgatën nga numri i popullsisë.  Si pasojë e këtij vendimi, sot komunat e banuara me shqiptarë do të kenë dukshëm më pak këshilltarë sesa kanë pasur deri më tani edhe atë, Struga, Kërçova, Vrapçishti, Zhelina dhe Tearca nga 4 këshilltarë më pak, ndërsa Gostivari 8 këshilltarë më pak. Me vendiminne Qeverisë shqiptarët dhe komunat e banuara kryesisht me shqiptarë kanë edhe pasoja ekonomike dhe financiare. Nga ndarja e kredisë hungareze, komunat shqiptare kanë humbur 8.4 milionë euro, ndërsa nga shpërndarja e TVSH-së, ku njëri nga 3 kriteret është numri i popullsisë, komunat shqiptare humbin qindra mijëra deri në miliona euro për çdo muaj”, thuhet në reagimin e AKI-t.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments