8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeAkademik Prof.Dr Izet Zeqiri: S’ka asgjë kontestuese, janë harta të periudhës së...

Akademik Prof.Dr Izet Zeqiri: S’ka asgjë kontestuese, janë harta të periudhës së viteve 70

Serish veprimet e ASHAM ngjallin reagime në opinion. Këtë herë për botimin e hartave të publikuara në Atlasin gjuhësor të dialekteve maqedonase, në të cilat Kosova nuk është prezantuar si shtet fqinje i Maqedonisë së Veriut. Madje për këtë kishte edhe reagim nga Universiteti i Tetovës.

TV21 pyeti akademikët shqiptarë të cilët janë anëtarë të ASHAM.

Akademiku Izet Zeqiri thotë se nuk ka asgjë të kontestueshme në hartat e publikuara në këtë Atlas për shkak se, siç thotë, ata janë për periudhën kohore të viteve të 70.

“Hartat në të cilat prezantohet Maqedonia dhe vendet fqinje, ku kufizohet me Shqipërinë, Greqinë, Bullgarinë dhe Serbinë, ndërsa Kosova është e vendosur në thonjëza dhe në suaza të fqinjit verior, është për shkak se atëherë Kosova ishte pjesë e Serbisë dhe andaj ashtu është e shënuar. Ndërsa ata harta kanë të bëjnë me periudhën e viteve të 70, kështu që nuk ka asgjë të kontestueshme në këtë dhe nuk ka asnjë provokim, ashtu siç u prezantua në opinion”, tha Izet Zeqiri – akadamik.

Për këtë edhe vetë akademikët Izet Zeqiri, Abdulmenaf Bexheti dhe Ali Aliu publikuan kumtesë në të cilën thuhet se Atlasi gjuhësor i dialekteve të gjuhës maqedonase është bërë sipas materialeve nga atlasi i përgjithshëm sllavistikë linguistik (OLA) dhe dokumentet e vjetra që janë publikuar janë marrë dhe cituar.

“Në parathënie të botimit shkruhet qartë se nga cilat vëllime të botuara të OLA janë marr hartat linguistike të cilat janë të botuar në vitet 70 të shekullit 20, ku Kosova nuk ka qenë shtet i pavarur dhe të njëjtët si të tilla janë cituar. Pra, bisedohet për materiale historike të mbledhura në vitet 70 të shekullit të kaluar dhe të cituara si të tilla”, thonë akademikët.

Në reagimin më e zëshme ishte Katedra për histori e Fakultetit filozofik të UT, ku ky botim u vlerësua si provokim dhe kërkuan që ASHAM ta tërheq të njëjtin. ASHAM atlasin linguistik e publikoi në maj të vitit të kaluar në të cilin janë të prezantuar 50 harta dhe legjenda dialektike që e mbulojnë territorin dialektik të Maqedonisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments