4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.Dr Izet Zeqiri/ Reforma në arsim sipëror, amfiteatrot bosh andej, bosh...

Akademik Prof.Dr Izet Zeqiri/ Reforma në arsim sipëror, amfiteatrot bosh andej, bosh këndej!

Janë të domosdoshme reformat edhe arsimin universitar, fshesa urgjente në këtë drejtim, duhet të mbyllen shumë programe studimore, fakultete private dhe publike të cilat nuk i plotësojnë kushtet, sepse kontribuojnë në komercializimin e arsimit të universitar dhe në prodhimin e diplomave pa vlerë, që dukshëm e kanë ulur cilësinë e studimit. Nëse bëjmë një analizë krahasimore në vitin 2003/2004 kemi pasur vetëm 29 fakultete, për 15 vite numri ka shkuar në 137 fakultete, ku pjesa dërmuese janë private dhe publike.

Në Maqedoni kemi 6 Universitete publike me 48.999 student dhe 12 Universitete private, respektivisht institucione të Arsimit të Lartë privat me 7.942 student edhe UEJL si privatë publik. Vetëm për 13.95% student në institucione private dhe ato privatë publike kemi mbi 12 institucione të Arsimit të Lartë me 63 fakultete dhe me mbi 550 programe studimore, kurse në anën tjetër kemi 86.05% student në universitete publike me 6 Universitete publike, ku funksionojnë 74 fakultete me 981 programe studimore. Kjo nuk duhet të tolerohet edhe më tej, Bordi i Akreditimit si trup rregullator në Arsimin e lartë duhet të pezulloj akreditimet e programeve që janë të shumta.

Si pjesë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut ku kamë punuar projekt hulumtues për financimin e Arsimit Sipëror në Maqedoninë e Veriut, kam obligim të potencoj nevojën e domosdoshme që të hapim edhe çështjen e Arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Maqedoni, ku kemi dy universitete publike dhe një Universitet privat publik. Është e domosdoshme të hartohet një strategji gjithë përfshirëse, plan për tejkalimin e problemeve e konkurrimit me programet e njëjta, pse jo edhe bashkimin e programeve të universiteteve që financohen nga shteti, në emër të optimizmit të resurseve dhe ngritjen e cilësisë së studimit të të rinjve. E kemi Ministrin a Arsimit të udhëhequr nga kuadër shqiptarë që vinë nga universiteti, duhet t’i rekemi këtij problemi sepse numri i studentëve zvogëlohet, kuadrat cilësor nuk kemi, amfiteatrot bosh andej bosh këndej dhe në të njëjtën kohë edhe cilësia e studimit bie. Duhet të formohet një grup punues nga Ministria e Arsimit, që të analizojnë situatën dhe të dalin me draft propozimet për të përmirësuar situatën që e kemi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments