3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeAkademik Prof.Dr Izet Zeqiri: Platforma parazgjedhore t’u prezantohet qytetarëve, jo aktivistëve të...

Akademik Prof.Dr Izet Zeqiri: Platforma parazgjedhore t’u prezantohet qytetarëve, jo aktivistëve të njëjtë partiak

Platforma parazgjedhore është dokument shumë i rëndësishëm i partive politike për komunikimin me qytetarët. Platforma është një ofertë për tregun politik, fushatën zgjedhore, tek e cila duhet të bazohen votuesit për të votuar ndonjë subjekt politik, shkruan akademiku Izet Zeqiri, sipas të cilit platforma e partive politike duhet të paraqet shprehje të sintetizuar të informacionit. Përmbajtja e platformës harmonizohet me vizionin kryesor që ka subjektit politik, si dhe me ofertat e kundërshtarëve politikë dhe forcave të tjera politike në vend.

“Platforma parazgjedhore është një alternative – një mesazh politik i theksuar sistematikisht për qeverisje të ardhshme. Platforma parazgjedhore është mjeti themelor për formimin masiv dhe dinamik të opinionit publik, për krijimin e disponimeve specifike parazgjedhore dhe motiveve për zgjedhje politike. Partitë serioze parlamentare duhet të zhvillojë dhe të ketë tre lloje të programeve dhe dokumenteve edhe atë:

  1. Programin e partisë – i cili përmban orientimin e tij strategjik dhe të synuar.
  2. Programin parazgjedhor – Platforma e cila duhet të përmban qëllimet dhe objektivat e fushatës specifike zgjedhore për zgjedhjet lokale.
  3. Programi i qeverisës – përmban qëllimet dhe detyrat themelore të menaxhimit për afatin e ardhshëm, si dhe burimet për realizimin e tyre (plani i veprimit).
    Këto janë dokumente të rëndësishme që janë të domosdoshme për identifikimin e një partie politike serioze, por në vendin tonë, që nga fillimi i pluralizmit, rrallë ndonjë parti politike ka hyrë në kampanjë zgjedhore me këto tre dokumente të rëndësishme”, shkruan Zeqiri sipas të cilit platforma parazgjedhore si një dokument themelor duhet të përmban: Strategjinë, qëllimet themelore dhe detyrat e një force të caktuar politike në fushatën specifike; Angazhimet kryesore, mesazhet dhe fjalët kyçe më të rëndësishme për votuesit.

“Është shumë e rëndësishme që partitë në përgatitjen e platformës parazgjedhore të përfshijnë ekipet e njerëzve, me një udhëheqës të ekipit dhe bashkëpunëtorë të ndryshëm, që është një garanci e nevojshme për cilësinë e tij. Në situatën e tashme të Pandemisë që ka ngritur shumë pyetje në lidhje me jetën shoqërore, duke përfshirë shumë pyetje të cilat kërkojnë përgjigje nga njerëzit bartës të pushtetit. Të gjithë ne përballemi me pasoja shëndetësore, ekonomike, sfida të mëdha psikologjike në këtë situatë dhe kërkojmë rrugëdalje. Prandaj, një platformë e veçantë e partive politike pritet që në këtë kohë t’i kushtojë vëmendje të veçantë kësaj çështje dhe të propozojë zgjidhje dhe aktivitete konkrete për të mbrojtur qytetarët dhe të sigurojë kushte për funksionimin normal si një shoqëri. Në një pandemi të tillë që prodhon kriza serioze të për shëndetin, ekonominë, shoqërinë, duhet të hartohen dokumentet, nevojitet një platformë speciale me një karakter programi. Ekipi që zhvilloi platformën në kushtet e Kovid 19 duhet të përfshijë ekspertët e mëposhtëm: politikolog, sociolog, mjek, ekonomist, avokat, gazetar, mësues, artist, psikolog i shquar shoqëror etj. Këto ekipe nuk duhet vetëm të bëjnë numërimin e problemeve të identifikuara, por të analizojë shkaqet dhe të ofrojmë zgjedhje të problemeve të caktuara që i preokupojnë qytetarët”, tha Izet Zeqiri, Akademik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments