15 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.Dr Izet Zeqiri / Partitë e ‘vogla’ shqiptare fitoren e kanë...

Akademik Prof.Dr Izet Zeqiri / Partitë e ‘vogla’ shqiptare fitoren e kanë në duar

Nga Izet Zeqiri

Partitë “vogla” shqiptare duhet të veprojnë bashkë pavarësisht disputeve partiake, ata për të treguar liderizëm të vërtetë duhet të besojnë fuqishëm se ndryshimin mundet ta sjellin vetëm bashkërisht. Ata duhet ta dëgjojnë pulsin dhe kërkesën e qytetarëve për bashkëpunim dhe t’i besojnë votës së tyre të dhënë në disa cikle zgjedhore paraprake për opozitën dhe për dënimin e partisë shqiptar në pushtet. Për këtë fakt Partitë e vogla shqiptare duhet të ju referohen zgjedhjeve parlamentare të 2016, ku partitë opozitare kishin 125.096 vota ose 10.51%, kurse partia shqiptare në pushtet 86.796 ose 7.28% dhe fitoren e kanë në duar.

Pa matematika të shumta se kush është ma i madhe dhe kush ka pasur më shumë vota, thjeshtë duhet me ia dhënë popullit mundësin e ndryshimit të pushtetit shqiptar, të cilën nga 2011 e kërkojnë me ngulm por opozita për shkak konflikteve ndërpartiake nuk ia jep. Duhet vetëm sakrifikim të interesit partiak sepse atë individual ju do ta keni ju do të jeni të parët në listat zgjedhore. Na jepni mundësin të gjithëve të ju ndihmojmë që ta bëni një ekip me program dhe strategji të qartë opozitare për ndryshime pozitive. Pa kalkulim në anketa se kush ka më shumë përkrahje sepse anketat ua fryn dhe u paguan pushteti me qëllim përçarje.

Shih në foto partitë që kanë marrë vota jo mandate.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments