11.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / QYTETI I LASHTË EIONE-EJONA, VENDLINDJA E MBRETIT...

Akademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / QYTETI I LASHTË EIONE-EJONA, VENDLINDJA E MBRETIT DARDAN-PAJON TË TRAKISË, GJYSMËPERËNDISË RHESI-RREZI-RASI

Qyteti Eione-Ejona sipas burimeve historike ka qenë vendlindja e mbretit dardan-pajon gjysmëperëndi, i cili e ndërtoi qytetin antik Rasi (Racha-Rashka), Rasia dardane (sot Sanxhaku i Pazarit të Ri).

Mbreti Rasi (Rrezi) u vra pabesisht në Luftën e Trojës, ndërsa një pjesë e bashkëluftëtarëve të tij u kthyen në vendlindjen e tyre në Dardaninë (evropiane), kurse një pjesë e tyre bashkë me heroin mitik të Trojës -Eneun kaluan përtej detit Jon dhe Adriatikut (deti i Ardianëve ilirë) në Italinë e sotme qendrore, ku e themeluan qytetin Alba Longa më pas edhe Romën e lashtë. Pasardhësit e mbretit gjysmëperëndi Rasi (Rrezi) besojmë me arsye se kanë qenë Etruskët e lashtë, të cilët kështu quheshin nga të tjerët, ndërsa ata mes vete njiheshin si Rasi – Rachi – Rasianë, pasardhës të mbretit gjysmëperëndi Rasi-Rrezi.

EIONE-EJONA (greqishtja e lashtë, pellazgjishte: Ἠϊών, Eión) është një qytet i vendosur në pjesën verilindore të Greqisë së sotme kontinentale. Ngrihet në grykëderdhjen e lumit Strymon* (Struma), i cili derdhet në detin Egje nga brendësia e Trakisë. Tukididi thotë se gjatë Luftës së Peloponezit qyteti ishte strategjikisht mjaft i rëndësishëm për athinasit.

Miti

Aeiona-Ejona ishte vendlindja e gjysmëperëndisë trake dhe mbretit Resu (Rrezit, Rasit). Prindi i tij hyjnor ishte nëna e tij, një nga nëntë muzat, ndërsa babai i tij ishte Strymoni, sipas shumicës së burimeve. Në Iliadë, Rasi (Rhesus-Rrezi), babai i Rhesus-it sipas disa burimeve quhej Eiones: por ndoshta kjo është një referencë për Strymon, i cili gjithashtu vinte nga Eione.

Historia

Eione-Ejona u pushtua nga Persianët në 476 para erës sonë, si rezultat i luftërave greke* (pellazge) – persiane. Më vonë u pushtua në 475 p.e.s. nga Lidhja Deliane e komanduar nga gjenerali athinas Cimoni, i biri i Miltiadës, dhe banorët e saj u skllavëruan. Rënia e Aionës ishte fillimi i një fushate ushtarake të ndërmarrë nga Lidhja Deliane-Atike e sapoformuar, objektivi i së cilës ishte të lironte detin Egje nga prania e flotës persiane dhe e piratëve, kështu të lejonin hyrjen më të lehtë në Hellespont për anijet athinase.

Në vitin 437 p.e.s., në afërsi të saj u themelua kolonia athinase e Amfipolit, disa kilometra më tej në lumin Struma. Kolonët, të udhëhequr nga Agnoni, fillimisht e përdorën Eionën-Ejonën si një bazë mbështetëse për ndërtimin e qytetit të ri.

Në vitin 424 p.e.s., gjatë Luftës së Peloponezit, komandanti athinas Aristidi kapi një lajmëtar pers të quajtur Artafernes në Eione. Mesazhi, drejtuar Spartës, ishte një letër e mbretit të Persisë, e cila i përgjigjej disa kërkesave që spartanët i kishin drejtuar atij.

Gjatë luftës më vonë, në dimrin e vitit 424/423 p.e.s., gjenerali spartan Bresidi e pushtoi Amfipolin së bashku me aleatët e tij trakë. Megjithatë, kur ai u përpoq të bënte të njëjtën gjë me Aeion, nuk mundi të mposhtte mbrojtësit e tij athinas, të cilët udhëhiqeshin nga Tukididi. Megjithëse arriti të mbante Eionen, Tukididi u dënua nga athinasit pse nuk e kishte mbrojtur Amfipolisin, i konsideruar më i rëndësishëm në aspektin strategjik.

* Lituanisht straumuo ‘përrua i shpejtë’, bullgarisht струя (struia) ‘rrjedhje uji’, greqisht ῥεῦμα (rheũma) ‘përrua’, shqip: rrymë ‘rrjedhë uji’, dhe trumbë, strumbull (strumë, trumbë: grumbullim ujërash, ujëmbledhës).

Nga Fjalori i Gjuhës Shqipe:

STRUMBULL m.

1. Vendi ku shtrihet një qendër banimi; pozicioni i një vendi. Fshat me strumbull të mrekullueshëm. Qyteza zinte strumbullin e fshatit të sotëm. Strumbullar.

2. tek. Pjesë cilindrike që rrotullohet mbi një mbështetëse të palëvizshme të ngulitur në një vend.

STRUMBULLAR m.

1. Hu i gjatë, i ngulur në mes të lëmit, tek i cili lidhet kali që vjen rrotull për të shirë. Strumbullari i lëmit. Mblidhet litari pas strumbullarit.

2. Dru i gjatë dhe i drejtë, rreth të cilit vihet bari mullar. Nguli (vuri) strumbullarin. Iu kalb strumbullari.

3. krahin. Hosteni.

4. fig. Njeriu ose gjëja që është në qendër të një veprimtarie, të një dukurie etj.; gjëja qendrore a themelore e diçkaje, bosht. Strumbullari i çështjes (i diskutimeve). Strumbullari i bisedës. Strumbullari i zhvillimit të shoqërisë.

TRUMBË f.

1. Lloj pompe, që futet në pus dhe me anë të një doreze nxjerr ujë. Ujë trumbe.

2. Tufë, grumbull. Një trumbë me lule. U mblodhën trumbë.

(11 janar 2023)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments