7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / Me shkas-MËSIMIN QË NUK KANË ARRITUR TA...

Akademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / Me shkas-MËSIMIN QË NUK KANË ARRITUR TA MARRIN STUDIUESIT DHE AUTORËT E HISTORIKUT TË UNIVERSITETIT TË TETOVËS EDHE PAS TRI DEKADAVE

Publikimi i veprës “Universiteti i Tetovës, sfidë popullore që gjunjëzoi pushtetin – dokumente, ngjarje, rrëfime” e autorit Liman Kurtishi

Me këtë rast, e ripublikoj shkrimin tim të publikuar 10 vjet më parë, me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës (pa asnjë ndryshim), për t’ua rikujtuar autorit të librit dhe recensentëve të tij, se deri më sot, në 30- vjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës, nuk kam lexuar asnjë shkrim apo libër në lidhje me këtë ngjarje historike, ku thuhen kaq të pavërteta, shtrembërime dhe falsifikime nga më perfidet. Për këtë mban përgjegjësi autori, por edhe recensentët e librit, të cilët meritojnë të demantohen, me vërejtje dhe sqarime të argumentuara, radhë për radhe, sipas përmbajtjes në këtë libër.

Kjo nuk lidhet vetëm me personalitetin tim, mohimin e kontributit si ideator për hapjen e Universitetet Shqiptar në Maqedoni (nga Kuvendi themelues, më 4 qershor 1994: Universiteti i Tetovës), për rolin e Bashkësisë Kulturore Shqiptare në Maqedoni dhe kryetarit të saj, Abdulla Mehmeti, por edhe me kontributin e shumë personaliteteve të tjera të angazhuar në këtë projekt kombëtar, duke mbajtur përgjegjësi publike për mbrojtjen e së vërtetën në lidhje me këtë ngjarje historike dhe historikun e Universitetit të Tetovës.

Ata që janë të interesuar dhe që merren me këtë çështje, si pjesë e historisë më të re të shqiptarëve, sidomos me historinë e arsimit kombëtar, jo vetëm në Maqedoni, duhet të jenë të përgatitur për këtë debat, në radhë të parë duhet ta lexojnë librin e autorit Liman Kurtishi, me laps në dorë, që të mund ta japin edhe ata kontributin e tyre për ndriçimin plotë të këtij rasti, kësaj të vërtete të mbuluar me të pavërteta e falsifikime.

(11 qershor 2024)

Rilexim

VËREJTJE PUBLIKE DISA STUDIUESVE NË LIDHJE ME HISTORIKUN E UNIVERSITETIT TË TETOVËS

(12 tetor 2014)

Abdulla Mehmeti

I përkujtoj të gjithë ata që merren me studime, hulumtime shkencore dhe me shkrime në lidhje me Universitetin e Tetovës, sidomos historianët dhe studiuesit e historisë së arsimit, shkollës dhe mendimit pedagogjik shqiptar, se historia e vërtetë e një institucioni është një dhe e vetme, si jetëshkrimi i një individi.

Nuk ka askush dy ditëlindje, ashtu siç nuk ka dy jetë. As Universiteti i Tetovës nuk ka dy ditëlindje, aq ditëlindje sa ka dëshira të studiuesve, as ka dy jetë paralele, dy të vërteta. Ka një jetë dhe një rritë të tij, një histori. Mundohuni të jeni sa më të saktë, sa më objektivë dhe më bindës në shkrimet tuaja. Citoni burimet e shkruara, dokumentet dhe mos lejoni që historia të rishkruhet sa herë të ketë nevojë politika ditore.

Mos shkruani me pa kompetencë për gjëra që nuk i dini ose në bazë të dëshmive të pasakta, të cilat mund të jenë subjektive dhe të pavërteta. E vërteta është ligj suprem që e çon shoqërinë përpara dhe vetëm si e tillë i shërben njerëzimit!

Secilit duhet t’ia përshkruani meritën sipas punës dhe veprës, angazhimit konkret, sipas kontributit. Vetëm në këtë mënyrë do ta dëshmoni se ngjarjet e mëdha, projektet kombëtare i kanë pasur bartësit e tyre, jo rastësisht, ndërsa secili që ka dhënë kontribut në ndonjë mënyrë duhet të përmendet me saktësinë më të madhe, pa i ngatërruar njerëzit, kontributet, efektin që kanë prodhuar ose porosinë.

Edhe për një datë të vetme, një fakt sado i parëndësishëm që t’u duket, shënoni burimin të cilit i referoheni, përndryshe do të cilësoheni plagjiatorë, keqpërdorues, mashtrues. Kësaj radhe do t’i kursej të gjithë nga ky mallkim.

Nëse edhe më tej do të vazhdojnë me falsifikime të kësaj natyre, në lidhje me historinë e themelimit të Universitetit të Tetovës, siç ka ngjarë në shumë raste deri më sot, secili do t’i bart pasojat e falsifikimit të tij, me emër dhe mbiemër dhe në mënyrë publike.

Tetovë, më 12. 10. 2014

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments