4.4 C
Tetovo
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.Dr.Abdulla Mehmeti / ASNJË MANASTIR DHE KISHË E SHQIPTARËVE NË KOSOVË...

Akademik Prof.Dr.Abdulla Mehmeti / ASNJË MANASTIR DHE KISHË E SHQIPTARËVE NË KOSOVË NUK ËSHTË E SERBËVE DHE SERBISË

Mbi njëmijë vjet luftë (1018 – 2023) për mbrojtjen e së vërtetës dhe caktimet e Zotit, për Dardaninë (Kosovën, Rasinë dhe Maqedoninë), nga Shenjt Gjon Dibrani deri më sot, kundër Djajve, mercenarë të sllavëve dhe grekëve, të “botës serbe” mashtuese dhe ekspansioniste.

Asnjë medie zyrtare në Tiranë dhe Prishtinë nuk i publikon shkrimet e këtilla, për vite me radhë, sepse nuk i përshtaten vëllazërisë ideologjike dhe interesave strategjike, mes pusheteve kuislinge vendëse dhe Beogradit e Moskës.

Për këtë të vërtetë historike ka fakte të panumërta, pavarësisht nga falsifikimet e derisotme të historisë, politike dhe fetare të Serbëve dhe Serbisë, si edhe të historisë së Popullit Shqiptarë dhe të Kosovës nga të huajit dhe mercenarët vendës, sidomos të asaj nga periudha e Mesjetës.

Ndër faktet më të rëndësishme janë:

1. Me asnjë tezë shkencore të pranueshme botërisht deri më sot, serbët e sotëm nuk janë popull autokton në Gadishullin Ilirik (Ballkani i sotëm). Edhe vetë studiuesit sllavë (serbë) dhe historiografia zyrtare e popullit të sotëm serbë dhe e Serbisë, janë përqendruar në shumë teza për etnogjenezën e tyre, si atë të prejardhjes Hebraite, Iraniane, Sllave-mongole nga Stepat e Azisë, Karpatiane (Sarmate dhe Skythe) dhe fare pak ngulin këmbë për ndonjë lidhje të mundshme të serbëve me banorët vendës, autoktonë).

2. Pjesa më e madhe e serbëve të sotëm janë banorë vendës të sllavizuar, serbizuar dhe jugosllavenizuar, pjesa më e madhe e tyre nga gjysma e dytë e shek. XIX deri në gjysmën e dytë të shek. XX, përmes ideologjisë nacional shoviniste serbomadhe, me ndihmën e Rusisë dhe aleatëve të saj në Evropë, me zbatimin e Planit sekret “Naçertania” kundër qenies shqiptare, autoktonisë së tyre dhe trojeve etnike historike të shqiptarëve (ilirë-dardanë-albanë).

3. Deri në shek. XVI (gjashtëmbëdhjetë) të erës sonë askush në Evropë nuk ka njohur ndonjë popull të veçantë me emrin Serbë dhe as ndonjë territor me emrin Serbi, por këta banorë janë njohur si Rasianë (Rasi-Raci), të cilët kanë jetuar në Rasinë historike të Dardanisë, e cila ka ekzistuar edhe si Principatë, mbretëri dhe Perandori gjatë Mesjetës.

4. Asnjë shtet, principatë ose mbretëri në Mesjetë nuk ka ekzistuan me emrin Serbi ose e Serbëve, aq më pak ndonjë manastir, kishë, shenjtor ose tempull fetar i krishterë, që ka ndonjë lidhje me serbët dhe me Serbinë, me Jugosllavinë dhe jugosllavizmin, me “botën serbe”, si ide ekspansioniste, serbomadhe, pushtuese, okupatore dhe barbare.

5. Kishat dhe manastiret në gjithë Gadishullin Ilirik (Ballkani i sotëm), pjesë e të cilit historikisht ka qenë edhe Kosova (Dardania antike, Rasia mesjetare dhe Arbëria (Shqipëria e Vjetër), me kryeqendrat e saj Shkupin dhe Nishin, edhe si seli të kishës së lashtë – Justiniane, së paku nga shek. V dhe VI të erës sonë.

6. Asnjëri nga etërit e Kishës së Krishterë, edhe pas ndarjes së saj (skizmës së madhe, më 1054) nuk ka qenë me prejardhje sllave (serbe, jugosllave), që nga Shën Pali, Shën Konstandini, Shën Niketë Dardani, Shën Hieronimi, Shën Gjergji, Shën Sabai (katër të njohur me këtë emër) dhe nuk i kanë shërbyer kësaj ideje, siç propagandohet sot.

7. Asnjëherë nuk ka ekzistuar ndonjë qendër e rëndësishme fetare në territoret e pushtuara më vonë nga serbët (sllavët) dhe në territoret ku gjatë shek. XIX, me ndihmën e Rusisë u krijua principata e parë serbe dhe më vonë Mbretëria e Serbisë (më vonë Mbretëri e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve, Mbretëri e Jugosllavisë dhe më vonë Federata e Jugosllavisë, shtet i përbashkët e këtyre popujve me shqiptarët, boshnjakët, rasianët e Sanxhakut, malazezët dhe maqedonasit (si komb i ri i krijuar nga viti 1944).

8. Të gjitha selitë e Arkipeshkive dhe Patrikanave, nga zanafilla e përhapjes së krishterimit në Ilirik, gjatë Mesjetës dhe më vonë, kanë qenë në vendbanimet me shumicë të popullsisë shqiptare deri në fillim të shek. XX, si në Stamboll, Nikea, Ohri, Devoll, Shkup, Pejë, Prizren, Shkodër, Orosh të Mirditës, Sofje (Serdikë), Pllovdiv (Filibe) etj.

9. Territoret shqiptare të pushtuara me dhunë, terror dhe masakra, pas dëbimit të popullsisë shqiptare shumicë nga i gjithë territori i shtetit të sotëm të Serbisë, sidomos nga Shqipëria e Lashtë (mes Nishit dhe Shkupit), kur edhe kishat e manastiret e mbetur në duart e pushtuesve në këto vise, në Rasi dhe Kosovë, as kanë qenë ndonjëherë dhe as mund të jenë sot pjesë e historisë së serbëve dhe e shtetit të Serbisë.

Mos i prekni veprat dhe mrekullitë e shenjtorëve ilirë-dardanë-albanë, faltoret dhe tempujt e tyre, ku i bëhen lutje Zotit mbi dymijë vjet, se ju dënon Zoti, Natyra dhe Historia, nga nuk e kujtoni!

(13 shtator 2023)

+4

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments