16.8 C
Tetovo
E diel, 12 Maj, 2024
BallinaOpinionAkademik Abdulla Mehmeti:”Tetovë, a ju kujtohet, Sreçko, Mellko, Tome Bomba, Llaza!”

Akademik Abdulla Mehmeti:”Tetovë, a ju kujtohet, Sreçko, Mellko, Tome Bomba, Llaza!”

(Në fokus banorët shqiptarë të Tetovës)

“Secili që ka njohuri apo ka lexuar sadopak për shqiptarët në Maqedoni, sigurisht që e ka të qartë sa çfarë ka ndodhur dje dhe çfarë ngjet sot mbi këtë popull.

Mes të tjerave, sigurisht kanë lexuar edhe për krimet, torturat, dhunën që kanë ushtruar organet e pushtetit në të kaluarën e largët dhe më të afërt; për individë të caktuar bartës të funksioneve gjatë atij regjimi, sidomos në organet policore dhe të sigurimit të shtetit, për njerëz që kanë shkelur me çizme dhe i kanë grushtuar dhe rahur me dru e hekur pamëshirë shqiptarët, i kanë rahur e maltretur sa kanë dashur dhe kur kanë dashur, shumëherë pa asnjë arsy; i kanë dhunuar, i kanë plaçkitur, i kanë vra e masakruar shqiptarët, duke i trajtuar ata si bagëti, jo si qenie njerëzore. Të gjithë këta njerëz, bartës të funskioneve në pushtetin e atëhershëm, janë njohur me emra dhe mbiemra, shumicën e këtyre emrave mund t’i ketë lexuar shumica e njerëzve, si pjesë e errët e historisë së dhimbshme të sundimit të shqiptarëve nga ish regjimi komunist, si Sreçka, Mellka, Bombaj, Llaza, dhe dhjetëra të tjerë, pushtetarë, politikanë, sidomos eprorë policie, komandirë, policë dhe inspektorë të sigurimit shtetëror që kanë pirë gjak shqiptari me pambuk, pa ju dridhur qerpiku se mund t’i japin llogari dikujt dhe ndonjëherë për këto krime, duke i trajtuar shqiptarët thjesht si bagëti, jo si qenie njerëzore.

Kjo nuk përbën diçka të re për krimet e ish regjimeve komuniste, jo vetëm në Maqedoni, por çudia qëndron diku tjetër, në efektete e gjenocidit të ushtruar një kohë të gjatë mbi një popullsi dhe mënyrën e reagimit të pjesëtarëve të atij populli të shtypur mbi të cili janë ushtruar këto krime, gjatë periudhës kur kanë ngjarë dhe në fazën e vuajtjes së pasojave, traumave individuale dhe kolektive.

Siç mund të thuhet në gjuhën popullore, kësaj popullsie gati sa nuk i përzihet gjaku me shurrë nga krimet e gjenocidit të ushtruar në mënyrë sistematike dhe një kohë të gjatë, saqë viktimat fillojnë të ndjejnë madje edhe “simpati dhe dhembshuri” ndaj dhunuesve dhe kasapëve të tyre, edhe kur ata apo paraardhësit e tyre i kanë therrur e rrjepur, i kanë masakruar, i kanë pjekur si qingja me saç mbi krye.

Që të mos kuptohet kjo si nxitje e urrejtjes ndaj pjesëtarëve të kombeve të tjera, mund të përmendim edhe shumë njerëz bartës të funksionev të ndryshme edhe gjatë asaj periudhe, por që kanë lënë shembuj të mirë, por shembujt e njerëzve të përmendur më lartë janë vërtet për t’i trajtur si fenomenë për studime të hollësishme, sidomos për faktin që dëshmohet tepër lehtë, se cilat janë pasojat e gjenocidit mbi popujt e nënshtruar, të kontrollur dhe përpunuar një kohë të gjatë nga organet e sigurimit shtetëror, siç është rasti me shqiptarët në qytetin e Tetovës, të cilët asnjëherë nuk kanë ndërmarrë asnjë aktivitet për hakmarrje ndaj këtyre njerëzve. Mellkos, Tomes, Sreçkos, Llazës dhe asnjë tjetri nuk u ka munguar asnjë qime floku nga shqiptarët, viktimat e tyre.

Ky është fenomen i rrallë që kërkon studime të thelluara nga disa fusha shkencore, përderisa shqiptarët mes vete gjatë kësaj periudhe për të cilën bëjmë fjalë, nuk mund t’i numërojnë viktimat mes vete, rahjet, plagosjet, vrasjet, helmimet, likuidimet mes vëllait me vëllanë, edhe për gjëra banale, për një vijë uji, një kufij are, një rrugë, apo një gardh, një borxh i vogël, apo një çështje tjetër më banale.”

Abdulla Mehmeti, Akademik

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments