16 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaOpinionAkademi shqiptare po, por pa Abdylmenaf Bexhetin (VIDEO)

Akademi shqiptare po, por pa Abdylmenaf Bexhetin (VIDEO)

Shkruan: TetovaSot

burimi i lajmit https://top24.mk/akademi-shqiptare-po-por-pa-abdylemanf-bexhetin-video/

Njeriu i posteve absolute të shtetit, zv/drejtor, drejtor, minister, deputet, kryetar partie,  Akademik i (Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Maqedoni) –  dhe së fundmi edhe rektor i “paligjshëm” I cilu u bë me ndihmën e LSDM-së , u shfaq sërish, por kësaj radhe për çështje madhore shqiptare.

Por, çështja mbetet se çfarë ta ketë shtyrë Akademik Abdylmenaf Bexhetin të reagojë më në fund  publikisht ndaj qëndrimeve individuale të disa akademikëve maqedonas duke thënë se “nëse s’na duan në Akademinë  Maqedonase të  Shkencave dhe Arteve ta bëjmë akademinë tonë menjëherë!”.

Prej kaq vitesh tani Abdylmenaf Bexheti tenton të tregojë se kush na qenka Akaedmia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë sikur askush nga ne nuk e di atë?!

Akoma Abdylmenaf Bexheti shtirret se nuk e di të vërtetën e asaj Akademie antishqiptare si shumë institucione tjera dhe tani po shfaqet si një “atdhetar”  i madh që  “ua then” hundët kolegëve të tij Akademikë maqedonas .

Një reagim ndaj Akademisë Maqedonase që po ta bënte dikush tjetër do ishte shumë e natyrshme, shumë pro shqiptare  dhe shumë ide e çmuar.

Por, kur del dhe shfaqet Abdylmenaf Bexheti, atëherë kjo merr një dimenzion tjetër dhe shumë dyshues.

Kjo për faktin se ky njeri u rrit në shtratin e LSDM-së së dikurshme, parti që i përkrahte këto ide djallëzore të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë që ishte antishqiptare me vulë. Abdylmenafi atë kohë heshti sepse kishte benifitet e tij personale nga politika dhe pushteti. Sa më shumë që Abdylmenaf Bexheti heshti, aq më shumë u ngrit në karrierë dhe së fundmi ai u shpërblye edhe me një post rektori  fiks në momentin kur LSDM ishte dhe është në pushtet, e rastësishme apo jo edhe kjo?

Veprimtarinë e tij ” atdhetare” të Bexhetit, shqiptarët e dijnë këtë dhe më shumë befasohen nga reagimet e tij publike se sa nga antishqiptaria e Akademisë së Shkencave Maqedonase që e dijnë të gjithë se si vepron.

Por, përse shfaqet tani Abdylmenaf Bexheti duke kërkuar Akademi shqiptare,  me buxhet, hapësirë dhe kushte të njëjta sikurse Akademia maqedonase kur dihet se ai nuk ka reaguar ndonjëherë për çështje madhore shqiptare dhe kjo e fundit e rrit akoma më shumë peshën e dyshimit se përse ky njeri u shfaq në këtë kohë?

Reagimi i tij ishte si një rufe në qiellin e pastër, shumë i vonuar dhe aq më keq se kush e kërkoi atë kur shqiptarët vërtetë kanë Akademikë tjetër shumë më të denjë se ai dhe vërtetë do ishin të aftë ta drejtonin një Akademi qoftë edhe paralele shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Me zor nuk qëndrohet bashkë dhe në vend të produktivitetit shkencor, të humbasim energjinë krijuese duke u marrë me politikat ditore dhe fragmentimet etnike, kulturore, konfesionale” kështu i është përgjigjur Akademik Abdylmenaf Bexheti koleges së tij, Katica Qullavkova, e cila në një intervistë në një media maqedonase ka thënë se e Akademia e Shkencave Maqedonase  duhet të jetë vetëm e maqedonasve dhe se shqiptarët duhet të themelojnë Akademinë e tretë (pas asaj në Shqipëri dhe Kosovë).

Por, përskaj gjithë kësaj, ku ishte Alademik Bexheti kur u shfaq  „Enciklopedia fyese maqedonase“ dhe akademia në shërbim të shovinizmit sllav ndaj shqiptarëve?

Ku u fsheh atë kohë që ta kërkonte Akademinë shqiptare ?!

Bexheti dëshiron sërish të ketë vëmendjen,  por është vonë për të, të  tregohet një patriot shqiptarë sepse gjithë kariera e tij politike dhe jo vetëm ndërlidhet me “shtratin” e LSDM-së dhe këtë e dijnë njerëzit po aq sa shoviniste ka qenë Akademia Maqedonase  ndaj shqiptarëve etnik në Maqedoninë e Veriut ku vet ka shërbyer Bexheti.

Akademi shqiptare po, por pa Akademik Bexhetin që kurrë nuk ka ngritur zërin ndaj çështjes shqiptare përpos kur ka nuhatur të rrjep nga ai institucion si çdi herë që ka rrjepur çdo institucion ku ka qenë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments