7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeAhmeti pas votimit: Mandati i ardhshëm është i rëndësishëm për anëtarësimin në...

Ahmeti pas votimit: Mandati i ardhshëm është i rëndësishëm për anëtarësimin në BE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, sot pasi votoi në vendbanimin e tij në Zajat, para mediave deklaroi se këto zgjedhje janë me rëndësi të veçanët për vendin, informon Zhurnal.

Ai tha se deri tani vendi ynë ka arritur shumë në procesin euro-integrues, dhe se mandati i ardhshëm është shumë i rëndësishëm për rrugën drejt BE-së.

“Do të doja të kemi një proces të mbarë, do të doja të respektohen të gjitha protokolet sipas direktivave të institucioneve shëndetësore me qëllim të kemi një proces ashtu siç duhet. Këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë do të thoja, nëse mbyllëm deri tani procese shumë shumë të rëndësishme për vendin dhe rajonin, për paqen, stabilitetin dhe sigurinë, tani po hapim një faqe të re në historinë e këtij vendi”, është shprehur Ahmeti para mediave.///Zhurnal.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments