7.4 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeAgim Nuhiu: Kryetari i komunës Albon Xhemaili orvatet që të manipuloj me...

Agim Nuhiu: Kryetari i komunës Albon Xhemaili orvatet që të manipuloj me qytetarët e Siniçanit (VIDEO)

Ngjarjet në Siniçan të Bogovinës, Ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, i quan orvatje të kryetarit të Komunës, Albon Xhemaili, për të manipuluar me qytetarët e Siniçanit, të involvojë policinë, e vetë të dalë i pafajshëm duke mbuluar paaftësinë për realizim të projekteve.

Nuhiu duke folur për TV21 lexoi edhe pjesë nga deklarata e Kryetarit të Bogovinës, ku ai para policies ka deklaruar se do tu bëjë thirrje banorëve të Siniçanit që të heqin dorë nga ujësjellësi deri sa të bëhet kompletimi i dokumentacionit, e nga ana tjetër në Policinë e Tetovës ka deklaruar se mund të eskalojë gjendja e sigurisë, me çka e ka detyruar policinë të ndërmarrë aktivitete për sigurimin e rendit dhe qetësisë.

Agim Nuhiu: “Kryetari i Komunës ka shkuar dhe ka deklaruar në polici, e para që do tu bëjë thirrje qytetarëve të Siniçanit të heqin dorë nga ndërmarrja e këtyre veprimeve deri sa të bëjë kompletimin e dokumentacionit në njërën anë. Në anën tjetër vetë ka shkuar dhe ka deklaruar në autoritetet e policisë në Tetovë se gjendja e sigurisë mund të eskalojë”.

Policia në Siniçan pas deklaratës së Xhemailit. Agim Nuhiu zbulon çka ka deklaruar kreu i Bogovinës në polici

Policia në Siniçan pas deklaratës së Xhemailit. Agim Nuhiu zbulon çka ka deklaruar kreu i Bogovinës në polici

Geplaatst door TV21 op Donderdag 30 juli 2020
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments