Ngjarjet në Siniçan të Bogovinës, Ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, i quan orvatje të kryetarit të Komunës, Albon Xhemaili, për të manipuluar me qytetarët e Siniçanit, të involvojë policinë, e vetë të dalë i pafajshëm duke mbuluar paaftësinë për realizim të projekteve.
Nuhiu duke folur për TV21 lexoi edhe pjesë nga deklarata e Kryetarit të Bogovinës, ku ai para policies ka deklaruar se do tu bëjë thirrje banorëve të Siniçanit që të heqin dorë nga ujësjellësi deri sa të bëhet kompletimi i dokumentacionit, e nga ana tjetër në Policinë e Tetovës ka deklaruar se mund të eskalojë gjendja e sigurisë, me çka e ka detyruar policinë të ndërmarrë aktivitete për sigurimin e rendit dhe qetësisë.
Agim Nuhiu: “Kryetari i Komunës ka shkuar dhe ka deklaruar në polici, e para që do tu bëjë thirrje qytetarëve të Siniçanit të heqin dorë nga ndërmarrja e këtyre veprimeve deri sa të bëjë kompletimin e dokumentacionit në njërën anë. Në anën tjetër vetë ka shkuar dhe ka deklaruar në autoritetet e policisë në Tetovë se gjendja e sigurisë mund të eskalojë”.