12 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeAgim Nuhiu ia “ktheu” postin Oliver Spasovskit

Agim Nuhiu ia “ktheu” postin Oliver Spasovskit

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot është bë pranim dorëzimi i postit ministror mes ministrit teknik Agim Nuhiu dhe ministrit të rizgjedhur, Oliver Spasovski.“Të dashur miq, edhe gjatë drejtimit për së dyti herë të Ministrisë së Brendshme, Ju sigurojmë se vurëm në dispozicion tërë kapacitetin tonë dhe shfrytëzuam çdo mundësi institucionale për të kontribuar për sigurinë dhe rendin publik, për vlerat dhe atributet e shtetit të së drejtës, për barazi dhe mosdiskriminim! Sot me një ceremoni solemne i bartëm detyrën dhe përgjegjësinë e Ministrit të Brendshëm z. Spasovski, duke i uruar fat dhe suksese në drejtimin e Ministrisë së Brendshme! Mbarësi!”, ka shkruar Nuhiu pas pranim dorëzimit, raporton Gazeta Lajm. Spasovski ishte ministër i MPB-së deri në fillim të vitit, kur u transferuar në postin e kryeministrit teknik para zgjedhjeve të parakohshme që fillimisht ishin paraparë të mbahen më 12 prill, por u shtynë për shkak të pandemisë. Postin e Spasovskit fillimisht e mori Naqe Çulev i VMRO-DPMNE-së, kurse pas zgjedhjeve Agim Nuhiu, i cili postin e ministrit teknik e ushtroi disa muaj edhe në vitin 2017.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments