4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAgeler këshillon: "PËRFUNDONI GAZIFIKIMIN QË TË MOS VARENI NGA RUSIA"

Ageler këshillon: “PËRFUNDONI GAZIFIKIMIN QË TË MOS VARENI NGA RUSIA”

Siguria energjetike dhe energjia e gjelbër janë dy prioritete që do të duhet të tejkalohen politikat partiake, tha sot ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler.

Duke folur në Forumin e 7-të të Energjisë Maqedonase (MEF) të mbajtur në Shkup, Ageler theksoi se vendi në masë të madhe është rikuperuar nga mjedisi i paqëndrueshëm energjetik, por ka ende sfida reale përpara. Sipas saj, vendi duhet të përfundojë gazsjellësin greko-maqedonas, i cili do të eliminojë, siç tha ajo, varësinë nga Rusia dhe kërcënimet për ndërprerje të caktuara të furnizimit.

Me interkonektorin, Maqedonia e Veriut do të mund të ndërtojë termocentrale me gaz dhe të lehtësojë kalimin nga qymyri në burime të tjera – tha Ageler, duke kujtuar se vendi ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zbatimin e tranzicionit të gjelbër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments