Ditë më parë në emisionin “Balkan Talks” në Euronews të Shqipërisë ka qenë i ftuar kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.
Me këtë rast Gashi tha se: “Skena politike shqiptare në Maqedoni ndër vite ka përjetuar shkërmoqje, me ç’rast blloku shqiptar me shumë parti në skenë e ka dëmtuar indin dhe fuqinë e shqiptarëve në vend”, ka thënë Gashi.
“Në të ardhmen na duhet një rigrupim i partive politike shqiptare për të mos humbur dhe zbehur fuqia politike e shqiptarëve”, ka përfunduar Gashi.